Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 09:02 Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar Franca është përfshirë nga një valë protestash, me përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar, sipas raportimeve. Materiali nuk jep detaje të tjera mbi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Deklarata e Dom Palajt për Thethin: Ligji si pengesë, jo si zgjidhje?

Aktualitet E hënë, 14 Korrik 2025 15:03
Deklarata e Dom Palajt për Thethin: Ligji si pengesë, jo si zgjidhje?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deklarata e famullitarit të Shkodrës, Dom Vlash Palaj, për situatën në Theth dhe më gjerë, është shumë më tepër se një reflektim baritor; ajo shfaqet si një mesazh me ngarkesë politike, ideologjike dhe me pasoja potencialisht destabilizuese për kohezionin shoqëror, institucional dhe fetar në Shqipëri aq më ndjeshëm në Shkodër.

Kur meshtari del nga misioni baritor në favor të një narrative politike!

Dom Palaj në fjalën e tij:

Nuk ndan përgjegjësi individuale por flet për një “tradhti të përgjithshme” ndaj banorëve të Thethit.
Përdor një gjuhë të ngarkuar emocionalisht, që përçon ndjesi viktimizimi dhe armiqësimi, pa ndonjë përpjekje për të kuptuar ose sqaruar se ligji dhe shteti nuk veprojnë si armik, por si garant i rendit publik.

Nuk thërret për zbatim të ligjit, por për ta relativizuar atë, si të ishte një pengesë në rrugën drejt “njerëzisë” dhe “marrëveshjes vëllazërore”.
Fsheh në këtë mënyrë ligjshkeljen e hapur dhe ndërtimin e paligjshëm, të cilën e vendos në plan të dytë përballë “dhunës së shtetit”, duke krijuar një narrativë të rreme viktimizuese.
Kur predikimi i Krishtit keqpërdoret për të amnistuar paligjshmërinë!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dom Palaj thërret për dialog, mirëkuptim, paqe dhe vëllazëri, por vetëm si mjet për të amortizuar zbatimin e ligjit ndaj banorëve që kanë ndërtuar ilegalisht. Në thelb ai:
E relativizon nocionin e drejtësisë ligjore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ngatërron etikën personale dhe ndërpersonale kristiane me rendin kushtetues të një shteti laik, duke bërë që predikimi i tij të ketë efekt pengues për rendin ligjor dhe administrimin shtetëror.
Ndërton një retorikë të rrezikshme, ku “shteti” paraqitet si një makinë represive, ndërsa ligjshkelësi si viktimë morale.
Sulm i fshehtë ndaj një shteti laik me mazhorancë myslimane dhe me Kryeministër Katolik!!!

Mund t'ju interesojë

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen

Para 26 minutash
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Para 2 orësh
Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Para 3 orësh

Ka një hipokrizi të dukshme kur një meshtar katolik shfaqet në mënyrë implicite si kundërshtar i Kryeministrit të vetëm katolik të Shqipërisë moderne, i cili është përfaqësuesi më i lartë i një shteti laik dhe me shumicë myslimane.

Në vend që të shfaqte krenari për përfaqësimin kulturor dhe bashkëjetesën fetare, Palaj formaton dyshime dhe revoltë, duke përdorur situatën në Theth si arsenal të polarizimit.
Ai nuk ndalet në kritikë ndaj qeverisë, por krijon një kornizë të përplasjes midis popullit dhe shtetit, që në thelb është një shkallëzues i mundshëm i tensioneve sociale dhe fetare.
Ku është Arqipeshkvia e Shkodrës? Ku është Kisha Katolike e Shqipërisë?

Nëse një imam do të bënte një deklaratë të ngjashme në një xhami në Shkodër apo Tropojë, në të cilën:
Shteti shihej si përndjekës,
Ligji përqeshej si antihuman,

Kryeministri Katolik do demonizohej ( nënkuptohej) si “armik i popullit të vet”,
…do të kishte jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndaj heshtja e Arqipeshkvisë ( e cila nga ana saj rreshtimin e ka bërë të çuditshëm para pak ditëve) dhe e Konferencës Ipeshkvnore Katolike është e pajustifikueshme dhe rrënon kredibilitetin institucional të Kishës Katolike si faktor uniteti, paqeje dhe integrimi gjithmonë deri më sot.
Meshtari që prodhon skemën e ndarjes fetare dhe nxit një frymë anti-shtet!!

Në thelb, ajo që po ndërton Dom Vlash Palaj është:
Diskurs i kundërshtimit ndaj shtetit dhe ligjit, në emër të “mëshirës kristiane” që në fakt është relativizim i përgjegjësisë ligjore.
Një mbështetje e heshtur për kulturën e paligjshmërisë në zonat malore, që shpesh kanë qenë jashtë kontrollit të institucioneve dhe ku besimi fetar është përzier me autoritetin fisnor ose të familjes së madhe.

Retorikë që lehtësisht mund të kthehet në thirrje për mosbindje civile, duke shfrytëzuar ndjenjën e viktimizimit dhe ndarjes nga qendra.
Pse kjo është e rrezikshme?

Në një vend me ndjeshmëri të thellë historike si Shqipëria:
ku feja ka qenë faktor bashkimi por edhe përçarjeje në periudha të ndryshme, ku u ndalua kriminalisht nën diktaturë besimi, ku shteti në demokraci është përpjekur të ruajë barazinë fetare, ku paligjshmëria është kthyer në epidemi strukturore,
…të thuash ( lejosh nënkuptimin) që ligji nuk është mbi gjithçka, është një thirrje e drejtpërdrejtë për anarki morale dhe institucionale.

Përfundim:

Fjalët e Dom Vlash Palajt nuk janë më thjesht fjalë një famullitari provincial. Ato janë një akt ndërhyrjeje publike në favor të një mentaliteti të dëmshëm ku ligji relativizohet, paligjshmëria përkëdhelet dhe ndarja shoqërore ngjizet si “revoltë e drejtë”.
Ky nuk është Krishtërimi. Nuk është as baritorizëm. Kjo është instrumentalizim i fesë për qëllime politike dhe antishtetërore.
Nëse Kisha Katolike nuk distancohet nga kjo retorikë, rrezikon të humbasë rolin e saj si faktor i paqes, bashkëjetesës dhe urtësisë qytetare. Në një Shqipëri që ka nevojë për ligj dhe drejtësi, jo për viktimizim dhe populizëm fetar.
. .Në fund përdorimi i fjalëve të të madhit Konica ose njeriut plot aforizma, Muslimanit kthyer në Katolik, është një perfidie që shumëkush e ka kuptuar pse u përdor.
KLERI KATOLIK KA QENË DHE DO JETË SHQIPTARIZËM DHE NXITËS I BASHKËJETESËS DHE VLLAZNIMIT MES TYRE. Kësaj rradhe me anën e fjalimit të një meshtari, më e pakta është se nuk mund mburret në këtë rast sëpaku, për këto veti.
Besi Bekteshi

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar
Para 13 minutash

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen
Para 26 minutash

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen

Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë
Para 47 minutash

Pas humbjes në zgjedhje, Netanyahu kërkon aleancë me Eisenkot, por merr një JO të prerë

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 2 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 12 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 15 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 11 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 14 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.