Deklarata e kryevirologut amerikan, Anthony Fauci: Vaksinimi i parë kundër COVID-19, mund të bëhet në fund të muajit…
Anthony Fauci, mjeku kryesor i sëmundjeve infektive tha se vaksinimet e para kunder Covid mund të fillojnë në muajin dhjetor. Deklarata erdhi pasi kompania Moderna njoftoi se ka zbuluar një vaksinë kundër koronavirusit dhe se është 94.5 për qind efektive.
Moderna planifikon të aplikojë në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për autorizimin e vaksinës pasi të grumbullojë më shumë të dhëna sigurie më vonë këtë muaj, raporton CNN.
Fauci thotë se pret që vaksinimet e para kundër COVID-19 të fillojnë “në pjesën e fundit të dhjetorit dhe jo në ditët e para të muajit të ardhshëm”.
Fillimisht, nuk do të ketë vaksinë të mjaftueshme për të gjithë. Grupet me përparësi më të lartë, që përfshijnë punonjës të kujdesit shëndetësor, të moshuar dhe njerëz me kushte themelore mjekësore do të marrin vaksinën së pari.
“Unë mendoj se të gjithë të tjerët do të fillojnë të vaksinohen nga fundi i prillit”, tha Fauci. “Dhe kjo do të ndodh në muajin maj, qershor, korrik. Do të duhen disa muaj për të bërë”, pohoi ai.
Pfizer dhe BioNTecha javën e kaluar kanë raportuar se kanë zbuluar një vaksinë që është efektive po aq sa e Modernas.