Deklarata e plotë/ Çfarë tha Haki Çako për përgjimet

Drejtori i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Haki Çako, ishte paraditen e sotme në Komisionin Parlamentar të Sigurisë ku iu është përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Deklarata e plotë:
Faleminderit Drejtues i Seancës.
Të nderuar deputetë të Komisionit të Sigurisë, në emër të Drejtorit të Policisë së Shtetit të autoritetit të përcaktuar qartë në ligjin për Policinë e Shtetit nr. 108, unë deklaroj me përgjegjësinë time morale, profesionale dhe ligjore se Policia e Shtetit në të gjitha aktivitetet dhe veprimtaritë e saj ka kryer vetëm detyrat në përputhje të plotë me gjithë legjislacionin e përcaktuar të parashikuar në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë kuadër, në lidhje dhe me çështjen për të cilën jam thirrur sot, jam mëse i qartë se Policia e Shtetit nuk ka pasur, nuk ka dhe bazuar në ligj, nuk mund të ketë pajisje përgjimi. Nuk ka kryer dhe nuk kryen përgjim të telekomunikimit dhe për këtë jam mëse i sigurt.
-Jam i hapur të përgjigjem për gjithçka më lejon ligji, në përputhje të plotë më Kodin e Procedurës Penale, i cili sqaron dhe saktëson që nëse ka filluar një Procedim Penal, gjithçka e publikuar duhet të jetë në përputhje të plotë më ligjin, për hetimin pasi çdo deklarim qoftë ky në mënyrë publike ose personale dhe individuale, cënon rëndë dhe është aspekt i parashikuar në ligj si shkelje e hetimit. Gjithsesi unë thashë dhe një herë, jam i hapur për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja për gjithçka më lejon ligji.
– Më duhet të sqaroj se prej disa ditësh në lidhje më këtë fakt, ka filluar një Procedim Penal për të cilin unë jam vënë në dijeni dhe në kontakt dhe në zbatim me ligjin, kam vënë në dispozicion të Procedimit Penal të filluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, gjithë kapacitetet e nevojshme të burimeve njerëzore dhe dokumentare të Policisë së Shtetit. Çdo element që kërkon zbardhjen apo trajtimin në këtë çështje unë e konsideroj si çështje që do të duhet t’i japë hetimi dhe Prokuroria. Besoj, fare mirë mund ta konfirmojë Prokuroria që në momentet që jam vënë në dijeni të këtij Procedimi Penal, kam vënë në dizpozicion të gjithë burimet, të gjithë Policine e Shtetit dhe jam i hapur për t’i shërbyer më së shumti vetëm hetimit, i cili do të jetë ai që do të konkludojë përfundimisht për të gjitha aspektet qofshin këto të ligjshme, apo të paligjshme të Punonjësve të Policisë apo kujtdo qoftë. Kategorik jam që Policia e Shtetit nuk ka patur, nuk ka pajisje gjurmuese dhe nuk ka organizuar asnjëherë përgjim telekomunikacioni për askënd.
Besoj që hetimi qëllimin final këtu e ka, që ekziston ose jo. Policia e Shtetit nuk ka patur dhe nuk ka një pajisje të tillë në dispozicion. Absolutisht as ka patur dhe as ka Policia e Shtetit në inventarin e saj, pajisje të përgjimit të telekomunikacionit.
Zoti kryetar dhe nje herë jua rideklaroj që PolicIa e Shtetit nuk ka patur dhe nuk ka sesi të ketë në përputhje me ligjjin, nuk ka për të patur përsa kohë është ky legjislacion në fuqi, pajisje të përgjimit telefonik. Tani Policia e Shtetit ka mjete të tjera dhe metodat e veta, gjurmimi është koncept tjetër dhe përgjimi është koncept tjetër në bazë të ligjit për përgjimin.

Zoti Kryetar e gjithë veprimtaria e Policisë së Shtetit është e sanksionuar në gjithë legjislacionin Shqiptar, duke filluar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nga Kodi i i Procedurës Penale dhe gjithë legjislacioni procedurial penal që normon të gjithë veprimtarinë e Policisë së Shtetit. Por mbi të gjitha është ligji për Policinë e Shtetit, është ligji për Policinë Gjyqësore, dhe gjithë Policia e Shtetit gëzon atributin e oficerëve dhe agjentëve të Policisë së Shtetit mbi bazën e këtij ligji. Në këtë kuadër e gjithë kjo veprimtari orientohet, kontrollohet dhe mbikëqyret dhe drejtohet nga Prokuroria i cili është institucioni i vetëm i Procedimit Penal. Gjithashtu për çështjen në fjalë lidhur me të gjitha pyetjet që bëri z. Dogjani më duhet të them dhe një herë, që unë kam vënë në dispozicion, të gjithë kapacitetet, të gjithë njerëzit e strukturave përkatëse. Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe struktura te tjera te cilët merren me veprimtari ligjore të gjurmimit policor. Në këto kushte përveç kapaciteteve njerëzore është vënë në dizpozicion të Prokurorisë i gjithë dokumentacioni përkatës, për të sqaruar dhe për të hedhur dritë saktë në këtë veprimtari.
Më duhet ta ritheksoj dhe një herë që Policia e Shtetit nuk ka patur në inventar, nuk ka poseduar dhe nuk administruar asnjëherë në ambientet e veta ose nga punonjësit e Policisë, oficerët e Policisë së Shtetit. Absolutisht as në përdorim, as në administrim, as në inventar, por Policia e Shtetit Shqiptar në përputhje të plotë me direktivat, por edhe në plan-veprimin strategjik të saj është në partneritet me shumë misione të huaja, oficerë të huaj me shumë partnerë të kontaktit që asistojnë Policinë e Shtetit. Dhe më duhet të ritheksoj se kontakti, mbështjetja dhe garancia e tyre është deri në elementët më konkretë dhe e gjithë veprimtaria e Policisë së Shtetit monitorohet nga ata sikurse asistohet dhe suportohet dhe është mbështetur në bazë të ligjit. Sikurse thashë në fillim jua ritheksoj dhe një herë në përgjegjësinë time profesionale ligjore se Policia e Shtetit nuk ka patur nuk ka dhe nuk ka sesi të ketë në kundërshtim me ligjin. Të gjitha procedurat që lidhen me përgjimin e telekomunikacionit janë në përputhje te plotë, dokumentacioni është i plotë në Policinë e Shtetit dhe në Prokurori. Ne jemi të hapur për çdo lloj hetimi dhe në përgjegjësinë e autoritetit të Policisë së Shtetit i cili është autoriteti i vetëm ekzekutiv, administrativ dhe operacional, deklaroj për sa thashë më sipër.
-Zoti Kryetar unë jam vënë në dizpozicion personalisht të Prokurorisë për këtë çështje. Jam vënë në dispozicion duke deklaruar me detaje çdo gjë që kërkon Z. Dogjani dhe kushdo qoftë.
Z. Dogjani në respekt të plotë të të qënit koleg bashkë, më duhet t’ju them se çdo gjë që ju pyesni janë pjesë e hetimit dhe e zeza mbi të bardhë është shkruajtur dhe në procedim. Une nuk po mbyllem siç e interpretuat ju, por gjithsesi është e drejta juaj, po ju ritheksoj dhe një herë që Policia e Shtetit nuk ka patur dhe nuk ka një pajisje përgjimi. Janë të gjitha të administruara në dosje. Çdo element i deklaruar këtu nga dosja, cënon rëndë hetimin dhe mua më vë përpara përgjegjësisë ligjore. Jam i hapur personalisht dhe në drejtim të gjithë organizatës së Policisë, për të vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet dhe po jua ritheksoj.
-Zoti Dogjani nuk është në tagrin tim të vendos modalitetet në seancë dëgjimore, unë jam këtu si i thirrur nga ju dhe jam në dizpozionin tuaj për të deklaruar çfarë unë e konsideroj të rëndësishme dhe ligjore. Gjithçka që unë nuk e konsideroj të rëndësishme për të deklaruar këtu, mos kërkoni kot se nuk e deklaroj.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Prej momentit që Prokuroria ka kontraktuar Drejtorinë e Policisë së Shtetit, kam vënë në dizpozicion të gjitha kapacitetet e nevojshme të burimeve njerëzore teknike shkresore dhe gjithçka lidhet me këtë çështje. Në asnjë rast, në përgjegjësinë time, nuk është bërë pengesë askush nga organizata e Drejtorisë së Policisë së Shtetit, nga strukturat qëndrore deri tek strukturat zbatuese. E gjithë Policia e Shtetit siç thashë më parë, është në varësi të Drejtorit të Policisë së Shtetit në aspektin administrativ po ashtu është në varësi proceduriale të Prokurorisë dhe një gjë e tillë është normë, është detyrim ligjor. Çdo oficer dhe agjent i shërbimeve të Policisë së Shteteit është i barazvlefshëm me çdo oficer të seksioneve të Prokurorive Gjyqësore. Në këtë kuadër, duke filluar që nga unë, kemi komunikuar me Prokurorë, me oficerë te Policisë Gjyqësore, që janë marrë më hetimin e kësaj çështjeje dhe kemi vënë në dispozicion të gjitha mundësitë reale që ne kemi disponuar. Në asnjë rast nuk kam dijeni, por jam i bindur për këtë që them, asnjë punonjës policie nuk është bërë pengesë për hetimin e kësaj çështjeje. Përsa i përket elementeve të tjerë pastaj, besoj se janë administruar që të gjitha në dosje dhe mënyra sesi pyetet, sesi administrohet ekziston ose nuk ekziston, janë elemente që Prokuroia do të arrijë në një konkluzion dhe jam shumë i hapur dhe shpresoj që së shpejti të arrijmë në konkluzion përkatës edhe nëse ka përgjegjësi për mua personalisht.
-Zoti Kryetar dosja hetimore është pasuri dhe e drejtë legjitime e Prokurorisë. Tani unë nuk mund të bëj Prokurorin. Nuk ka hapur Prokuroria çështje penale në ngarkimin tim, por fakti është që është hapur çështje penale për të sqaruar rrethanat. Kryetar besoj që është fare e thjeshtë që Prokuroria t’ju vërë në dizpozicion një informacion për t’ju sqaruar.
Unë nuk kam absolutisht asnjë frikë dhe e deklarova, përsa kohë kam respektuar ligjin nuk kam kurrë frikë nga ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

–Të gjitha kapacitetet teknologjike, teknike të Policisë së Shtetit janë, administrohen dhe përdoren në përputhje të plotë me gjithë legjislacionin që normon punën e Policisë së Shtetit. Në këto kushte pothuajse dhe format dhe metodat dhe aplikimi i aftësimit profesional i punonjësve të Policisë së Shtetit, bëhet në përputhje me këtë teknologji, e cila është e konfirmuar, por edhe inventarizuar në Polici. Pothuajse gjatë gjithë kohës ne jemi të mbështetur nga partnerë, të cilët ofrojnë asistencë, por edhe mundësitë e tyre për të rritur kapacitet e Policisë në lufë kundër krimit të organizuar, terrorit dhe të gjithë faktorëve të tjerë me veprimtari antiligjore. Në këto kushte Policia e Shtetit është mëse e qartë që ka një program, ka një plani strategjik ashtu siç ka dhe një program trajnimesh afatagjata dhe afatmesme. Të gjitha strukturat e Policisë trajnohen, aftësohen dhe përgatiten mbi bazën e ligjeve dhe të akteve normative. Po në të njëjtën procedurë është aplikuar dhe aplikohet dhe përgjimi telefonik, në përputhje të plotë me ligjin për përgjimin telefonik.

–Policia e Shtetit të gjitha trajnimet, të gjithë veprimtarinë e saj qoftë dhe atë të përgjimeve e ka bërë në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar, dhe përsa kohë deklaroj që nuk ka patur dhe nuk kemi pajisje të përgjimit telefonik, është mëse e qartë që çdo veprimtari tjetër është e ligjshme është në përputhje te plotë me ligjin. Tani ka aspekte të përgatitjes teorike, praktike, teknologjike por këto veprimtari dhe gama e Policisë së Shtetit është edhe më e gjerë. Në lidhje me çfarë diskutohet ose aludohet, gjithçka është e administruar në dosjen penale.

–Unë përsa kohë jam në dizpozicionin tuaj, të pyetjeve tuaja, nuk besoj se kam fyer askënd përkundrazi, nëse do të konceptohet dhe të trajtohet teorikisht çështja, është e drejta juaj. Unë thashë atë që mendoj nuk kam frikë nga asgjë. Të gjitha mundësitë e mia qofshin profesionale në detyrën që kam, nuk nguroj të jem ne përputhje të plotë me ligjin. Nuk besoj se jam këtu për të kritikuar asnjë autoritet dhe asnjë subjekt tjetër, unë deklaroj përgjegjësinë time se Policia e Shtetit nuk ka patur dhe as ka një pajisje te tillë.

–Për dhurata nuk ka njëherë, se nuk besoj se quhen dhurata, sponsorizimet, nëse bëhet fjalë për to, se dhurata ka koncept tjetër, të paktën në gjykimin tim. Asistenca, mbështetja dhe të gjitha misionet e huaja që asistojnë Policinë e Shtetit, janë këtu prej shumë vitesh, sepse ne jemi në partneritet të plotë me gjithë misionet dhe vendet që aderojnë dhe janë pjesë e mbështetjes së Policisë së Shtetit, natyrisht që ata që na kanë mbështetur, kanë një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve teknologjike të Policisë së Shtetit.
Duhet të ritheksoj prapë që pajisje të përgjimit të telekomunikacionit nuk ka në Policinë e Shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?