Deklarata e Ramës për Metën, Kryemadhi: Nuk më tremb. Është përballur me drejtësinë e re, të vjetër dhe atë që do vijë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se Ilir Meta është përballur me drejtësinë e re, të vjetër dhe atë që do vijë. E ftuar në ”Report Tv”, ajo thotë se nuk e trembin fjalët e Edi Ramës ndaj SPAK-ut që të hetojnë Metën.

”Ilir Metës i është heq imuniteti në 1992 ja ka hequr Sali Berisha, pse doli në mbrojtje të punëtorëve të fabrikës së Poliçanit dhe shpëtoi policët të cilët populli i kishte marrë peng. Dhe e shiti Partia Socialiste sepse Fatos Nano mendonte që po të fusin Ilir Metën në burg nuk do të merren më me mua.

Më pas është historia e famshme e Dritan Priftit që edhe ajo, është i vetmi politikan në 30 vjet tranzicion mos harroni këtë, me drejtësi të re, me drejtësi të vjetër, me drejtësi të tashmes, me drejtësi të ardhmes. Është i vetmi deputet që ka bërë gjyq në themel, pra nuk e ka mbyllur as për procedurë se u zgjodha deputet, nuk e ka mbyllur as me raport mjekësor që jam sëmure dhe. Dhe nuk e ka mbyllur as për afate.

Swiss Digital Desktop Reklama

Doli i pafajshëm dhe 5 me 0 dhe relatori ishte Ardian Dvorani, po jo vetëm relatori që duhet ta kishte mbyllur çështjen se ishin seancat çdo javë, e mbyllte jam sëmurë dhe vetëm kur na e sillnin në fotografi në Monako. Një herë e çuan në Venecia, i tha Venecia ore a mbushni ju apo nuk mbushni. Pastaj me Gjykatën Kushtetuese që ishte falsifikimi që bëri Etilda Gjonaj të regjistrimit të noteres ke lana. Pastaj erdhi prap me Gjykatën Kushtetuese”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?