Deklarata e Ramës për sulmet terroriste, grupi i muxhahedinëve: Objektivi jemi ne
“Për MEK kemi bërë gjënë e duhur, sa i përket kërcënimeve dhe sigurisë, jemi të kërcënuar as më shumë e as më pak si cdo vend që është i vendosur në anën e duhur të historisë”, u shpreh kryeministri Edi Rama të enjten në mbrëmje kur u pyet për tentativat për sulme terroriste në Shqipëri.
Sipas Organizatës Muxhehedine të Iranit (MEK), kryeministri Rama i referohej tentativave për sulme ndaj anëtarëve të kësaj organizate dhe që pretendohet se kryhen nga shërbimet inteligjente të Republikës Islamike të Iranit.
MEK thekson se prej disa muajsh po neutralizon sulmet e përgatitura kundër anëtarëve të saj, në Shqipëri, Gjermani dhe SHBA. Ata bëjnë përgjegjës direkt Iranin, shtet ku organizata është shpallur terroriste prej dekadash.
Në reagim thuhet gjithashtu se rasti i fundit i bërë publik ka qenë arrestimi i dy agjenteve të Iranit në Tiranë, më 22 mars, të cilët po planifikonin sulme.
Mbi 3000 muxhehedinë ndodhen të strehuar në Shqipëri si pasojë e një marrëveshje midis SHBA-së dhe qeverive Berisha dhe Rama. Ky grup kërkon rrëzimin e regjimit në Iran dhe në shumë shtete është shpallur organizatë terroriste.
KOHA JONË SONDAZH

