Deklarata e “TI”, Meta: Shqipëria po bëhet turpi i botës për krimet skandaloze zgjedhore në shërbim të Kryeministrit
Presidenti i Republikës Ilir Meta shpërndan në rrjetet sociale reagimi i fortë të “Transparency International”, i cili deklaroi se Autoritetet shqiptare duhet, pa vonesa të mëtejshme, të përcaktojnë nëse partia në pushtet i ka marrë të dhënat personale të votuesve në Tiranë nga regjistrat qeveritarë.
Po ashtu, Transparency International, thekson se SPAK duhet të hetojë urgjentisht nëse partia në pushtet ka abuzuar me burimet shtetërore për të siguruar fitoren në zgjedhjet parlamentare të së dielës.
Nisur nga ky reagim Presidenti Meta shprehet se E gjithë bota është alarmuar mbi atë që po ndodh në Shqipëri me bazën e të dhënave të qytetarëve shqiptarë që Partia Socialiste me bekimin e vetë Edi Ramës po përdor për zgjedhjet e 25 prillit.
Mesazhi i Presidentit Ilir Meta
E gjithë bota është alarmuar mbi atë që po ndodh në Shqipëri.
Pas vendimit të sotëm urgjent të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut kundër sekuestrimit të pajisjeve kompjuterike dhe elektronike të gazetarëve të Lapsi.al, një tjetër institucion prestigjoz ndërkombëtar ngre alarmin.
Transparency International, thotë: “Autoritetet shqiptare duhet, pa vonesë të mëtejshme, të qartësojnë nëse partia në pushtet ka marë të dhënat personale të votuesve të Tiranës nga regjistrat shtetërorë dhe abuzoi me burimet shtetërore për të siguruar fitoren gjatë zgjedhjeve parlamentare të së dielës”.
“Është e pakonceptueshme që zyrtarët e Qeverisë e kanë minimizuar rëndësinë e këtyre zbulimeve. Dështimi për të hetuar siç duhet e për të ndëshkuar shkeljet do të hedhë hije mbi ndershmërinë e zgjedhjeve të ardhshme. U bëjmë thirrje vëzhguesve ndërkombëtarë t’i kenë parasysh këto çështje si pjesë e vlerësimeve të tyre”.
Dy kërkesat zyrtare që Presidenti i Republikës i ka përcjellë SPAK për nisjen urgjent të hetimeve për bazën kombëtare të të dhënave personale në administrim të strukturave partiake të Partisë Socialiste, si dhe për intensifikimin e hetimeve, kanë gjetur deri tani vetëm heshtjen e këtij institucioni.
Bëj edhe një herë thirrje për veprimin me urgjencë, në kushtet kur Shqipëria po bëhet turpi i botës për krimet skandaloze zgjedhore në shërbim të Kryeministrit ende në detyrë.
E gjithë bota është alarmuar mbi atë që po ndodh në Shqipëri.
Pas vendimit të sotëm urgjent të Gjykatës Europiane të të…Pubblicato da Ilir Meta su Giovedì 22 aprile 2021