Deklarata e Vulin, Meta: Nuk ka kryeministër më të mirë se sa Edi Rama për Beogradin

Gjatë një konference për shtyp, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se kryeministri Edi Rama bën akte që kërkon të shmangë vëmendjen nga korrupsioni skizofrenik.

Meta gjithashtu ka komentuar edhe deklaratën e zv.kryeministrit serb Vulin, për të cilën tha se reagimi i tij është i turpshëm.

Më tej presidenti i PL-së theksoi se nuk ka kryeministër më të mirë se sa Edi Rama për Beogradin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sot do të fillojmë këtë konferencë shtypi me një qëndrim që ka të bëjë me politikën e jashtme. Në mënyrë të përsëritur, kryeministri bën akte që kërkon të shmangë vëmendjen nga korrupsioni skizofrenik, duke krijuar fakte që nuk ekzistojnë apo çështje që nuk ekzistojnë. I shërbejnë shefave të Ramës për ta përdorur atë dhe sjelljet e tij për të dëmtuar Kosovën dhe për të minuar vlerat europiane. Kjo shkon në interes të Rusisë. Deklaratat e fundit të Vulin, zv.kryeministër, që thekson se takimi i Ramës i shërben nacionalizmit për Shqipërinë e Madhe. Rama synon që të bëje liderin e Ballkanit, por që është tmerruar dhe nuk tregon të dhënat e CENSIT. Reagimi i Vulin se bota serbe mund të ndalojë Shqipërinë e madhe është e turpshme. Nuk ka pasur dhe nuk ka kryeministër më të mirë se sa Edi Rama për Beogradin, aq sa është quajtur më i miri pas Pashiqit.”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?