Deklarata për Athinën, mediat greke: Injoranca e Ramës për të qeshur

Postimi i kryeministrit Edi Rama në Facebook për një gravurë të vjetër të Athinës nuk është pritur mirë nga mediat greke.

Ndërsa nga autoritetet zyrtare nuk ka ende një qëndrim, mediat greke e kanë cilësuar si injorancë nga ana e kryeminstrit shqiptar atë që ai shkruan në lidhje me historinë e Akropolit.

Kështu, media “ProNews” shkruan se Rama nuk është aspak në dijeni të historisë së vërtetë të Akropolit:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edhe një herë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli në ministrinë e Jashtme për çështjen e Himarës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama publikoi në adresën e tij në Facebook një gravurë ku dukej Athina e vitit 1670 dhe shkruajti se Akropoli vazhdon të qëndrojë falë shqiptarit Gjergj Dushmani, që u kërkoi venecianëve të mos bombardonin Athinën.

Duket se Rama ka harruar pjesën kryesore të historisë për arsyen se Gjergj Dushmani nuk ishte as arvnitas dhe se shqiptarët e tjerë nuk kanë të bëjnë aspak me shqiptarët e sotëm.

Injoranca e kryeministrit shqiptar është për të qeshur”, citon ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?