Deklaratat e FMN-së, Spahiu: Borxhin Publik askush nuk e di se sa është në të vërtetë

Ish-anëtari i LSI-së në Komisionin e Ekonomisë, Përparim Spahiu nuk e fsheh shqetësimin që lind nga deklaratat e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhur me borxhin real publik të akumuluar nga Qeveria “Rama”.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyratre në rrjetin social, Spahiu kujton se në pothuajse të gjitha takimet me FMN, është ngritur problemi i borxhit publik, PPP-ve si borxh i fshehur, por dhe borxhe të tjera që qeveria ka krijuar, sidomos nga mungesa e rimbursimit të TVSH-së, madje kjo e kthyer në një mekanizëm korruptiv, ku bizneseve ju kërkohet minimalisht 20% nga shuma totale për t’u rimbursuar.

“Në pothuajse të gjitha takimet me FMN, kemi ngritur problemin e borxhit publik, PPP-ve si borxh i fshehur, por dhe borxhe të tjera që qeveria ka krijuar, sidomos nga mungesa e rimbursimit të TVSH-së, madje kjo e kthyer në një mekanizëm korruptiv, ku bizneseve ju kërkohet minalisht 20% nga shuma totale për tu rimbursuar (dmth të kërkosh lekët e tua duhet të paguash ryshfet minimalisht 20% të shumës).

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mënyrë metaforike ju kemi thënë që ju (FMN) që kredinë e dhënë Qeverisë rezikoni mos t’ju paguhet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe ja ku jemi sot, ajo që prej gjashtë vitesh ka qenë “flamuri” i Rilindjes, ulja e borxhit dhe konsolidimi fiskal, është kthyer në një makth për të gjithë ne…!!!

Borxhin Publik askush nuk e di se sa është në të vërtetë..!!!”, shprehet ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu në reagimin e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?