Deklaratat kundër SPAK-ut, Kryeministri Rama reagon sërish

Kryeministri Edi Rama i pëgjigjet Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion sapo ajo tha për mediat se nuk ka asnjë hetim kundër Ardian Dvoranit.

Unë nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAK-u të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës.

Meqë ka marrë përsipër të sqarohet, SPAK-u do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm për një kallëzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit, ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin“, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me sa duket do kemi ngjarje të mëdha këtë vit me arrestime nga politika.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?