Dekorimi i ambasadores franceze, Gjosha: Ka ditur të ruajë balancat politike
Në një ceremoni solemne, Presidenti Ilir Meta vlerësoi Ambasadoren e Republikës së Francës, Christina Vasak me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”.
Pjesë e ceremonisë ka qenë edhe ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e cila ka mbarë edhe disa vlerësime dhe ka dhënë një falënderim.
Për ish-deputeten e LSI-së, ambasadorja ka treguar se është një diplomate që ka ditur të ruajë balancat politike me mendimin e saj të pavarur.
Postimi i plotë
Ishte kënaqësi të isha pjesë e dekorimit nga Presidenti i Republikës të ambasadores franceze në Shqipëri, znj. Christina Vasac. Një diplomate që ka ditur të ruaj balancat politike me mendimin e saj të pavarur dhe gjithmonë të drejtë. Christina është një mike e mirë e Shqipërisë dhe e shqiptarëve dhe për këtë i dedikoj një falenderim të vecantë!
https://arkiva.kohajone.com/presidenti-meta-vlereson-ambasadoren-franceze-me-titullin-per-merita-te-vecanta-civile/