Dekreti i Presidentit për Gjykatën Kushtetuese, Yuri Kim: Ky është hap gjigant
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta për emërimin e anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese. Ambasadorja Kim shprehet se ky është një lajm i madh dhe nesër, pas betimit të Përparim Kalos, Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale.
“LAJM I MADH: Presidenti Meta ka dekretuar Përparim Kalon si anëtarin e 6 të Gjykatës Kushtetuese. Sapo Kalo të betohet nesër, do të ketë kuorum. Shqipëria do e mbyllë 2020 me një GJK funksionale, pas pothuajse 3 viteve pa të. Presidenti, KED & Parlamenti kanë meritat më të mëdha!”,- shkruan Yuri Kim në një postim në Facebook.
Ambasadorja e SHBA shton se me plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, Shqipëria plotëson një nga dy kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
“Ky është rezultat i një veprimi urgjent nga udhëheqësit, në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias. Me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, Flamuri i Shqipërisë tani plotëson 1 nga 2 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Ky është një hap gjigand përpara. Urime popullit të Flamurit të Shqipërisë! Le të vazhdojmë të ecim përpara!”,- shkruan Yuri Kim në reagimin e saj.
1/2 BIG NEWS: Pres @ilirmetazyrtar had decreed Përparim Kalo as 6th judge of Constitutional Court. Once Kalo takes oath tomorrow, there will be quorum. 🇦🇱 will conclude 2020 with a functional CC – ending almost 3 years without. Pres, JAC & Parliament deserve huge credit! https://t.co/KaFMCpkDXu
— U.S. Ambassador to Albania (@USAmbAlbania) December 23, 2020
https://arkiva.kohajone.com/ngrihet-gjykata-kushtetuese-presidenti-emeron-anetarin-e-ri-perparim-kalo/