Dekriminalizimi, Krasniqi: Janë larguar rreth 500 persona

Sipas drejtorit të ISP-së dhe analistit Afrim Krasniqi, të dhënat edhe pse pjesore, tregojnë për një numër gjithmonë e më të madh të personave të larguar në bazë të ligjit të Dekriminalizimit. ”Sipas të dhënave tona, të marra nga Departamenti i Administratës Publike, 190 nëpunës civil janë larguar për shkak të dekriminalizimit” por thotë se shifrat zyrtare nuk tregojnë, nga momenti që nuk përfshihen ato figura që nuk kanë statusin e nëpunësit civil, ”aty ku shifra tejkalon 500 persona”.

Krasniqi tregon se mungesa e vullnetit politik në këtë çështje tregohet edhe nga një e dhënë domethënëse. ”Në 2015 partitë bënë sakrifica, PD tërhoqi disa kandidatë në Kurbin dhe Këlcyrë, të njëjtën gjë e bëri PS nga lista kryesore. Atëherë ishte me i vështirë identifikimi i këtyre personave. Kjo gjë nuk ndodh sërish në 2019”.

Për këtë arsye, sipas tij, përtej dënimit individual, penalizimin e vërtetë duhet ta marrin partitë politike. ”Nëse unë shkoj kandidat në një zonë dhe partia ka dalë garant për mua, duke thënë se jam kandidati më i mirë, subjekti që ka dalë garant për mua duhet të ketë të paktën penalizim financiar dhe administrativ”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?