Del analiza për vajzën nga Skrapari e dyshuar për koronavirus
Një lajm i mirë vjen nga QSUT. Vajza e cila mbrëmjen e djeshme u paraqit në QSUT, kjo për shkak se kishte simptoma të ngjashme me koronavirusin, pas analizave të kryera ka rezultuar negative. Vajza nga Skrapari u paraqit së bashku më bashkëshortin e saj në QSUT, pasi kishte marrë udhëzime nga drejtoresha e spitalit në Skrapar. Çifti në një intervistë për ”Top Channel”, janë shprehur se djali është rikthyer nga Rimni i Italisë të hënën e kaluar ndërkohë që bashkëshortja e tij ishte rikthyer ditët e fundit. ”Na dërgoi drejtoresha e spitali. E fejuara kishte pak temperaturë. Na thanë se duhet të vinim këtu se dyshohemi për koroanvirus. Unë kam ardhur të hënën e kaluar. Isha nga Rimni. Kemi qenë në Tiranë një javë. Kemi shkuar të hënën në dark në Skrapar dhe dje në mëngjes ishim në QSUT”.