Britania e Madhe voton ikjen nga BE.Kryeministri jep doreheqjen.Krizë !
Britania ka votuar për të lënë Bashkimin Europian në një mëngjes historik për vendin, ku dhe aktivistët po festojnë “ditën e pavarësisë”. Gjithsej janë 17 milion vota për daljen, përkundrejt 15 milion votave për qëndrim në BE.
Kryeministri Cameroon dha doreheqjen. Tha se do te qendroje dhe tre muaj e me pas Britanise i duhet nje kryeminister i ri.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ka deklaruar se tashme vendi ka nevojë për një lidership të ri, që të fillojë rinegocimin me Bashkimin Europian. Kjo deklarate e tij nenkupton doreheqjen nga drejtimi i vendit.
Në një konference pas rezultatit te referendumit, Cameron tha se do të vazhdojë të qendroje edhe per tre muaj në kyre te qeverisë, për ti hapur më tej rrugën një lideri të ri.
Duke respektuar vendimin e qytetareve te Britanisë, Cameron tha se pavarësisht daljes nga BE Britania eshte një ekonomi e fortë.
Cameron: Britanikët kanë votuar për tu larguar nga BE dhe ne do të respektojmë vendimin e tyre. Më lejoni që tju uroj edhe ju që votuat pro daljes nga BE. Këto rezultate do të përcaktojnë të ardhmen e Britanisë .
E gjithë bota ka parë vendimin që ka marrë Britania e Madhe, por Britania ekonomike është e fortë.
Cdo gjë e ka një zgjidhje, Ne do të kalojmë në një fazë tjetër të bisedimeve me BE për të treguar interesin e të gjitha shteteve të Mbretërisë së Bashkuar.
Unë jam i nderuar që kam qenë kryeministër i vendit për këto vite. Vlerësoj reformat e marra nga qeveria. Dua të theksoj se jam mirënjohës të gjithë atyre që kanë punuar me mua.
Kjo do të thotë që ekonomia jonë do të marrë një tjetër ritëm dhe për këtë arsye unë jam i mendimit për te rinegociuar me BE.
Unë besoj se kjo fushatë është bërë me mish e me shpirt dhe dua ta bëj të qartë se ky referendum nuk përjashton asnjë politikan, përfshirë këtu edhe mua dhe unë mendoj se vendi kërkon një lidershpit tjetër. Unë do të bëj çështë e mundur që Britania të eci në rrugën e saj, por nuk do të ishte e drejtë që kjo të bëhej nga unë. Është e nevojshme ardhmja e një lidershipi të ri në Britaninë e Madhe.
Unë do të vazhdoj të jem kryeministër edhe për tre muajt e ardhshëm, më pas një tjetër kryeministër do të vendoset.
Sipas gazetës, “Daily Express”, në të cilin shkruan se fushata, e “Lini BE-në”, zyrtarisht është shenjë e fitores si votuesit kërkuar që Britania të dalë nga blloku i 28-të vendeve anëtare të BE-së. Komisioni Zgjedhor tha se 72.2 për qind e votuesve në Mbretërinë e Bashkuar kanë marrë pjesë në votimin e së enjten për të marrë vendimin e rëndësishëm.
Në artikullin e saj kjo gazetë veçon se rezultati shkaktoi trazira në tregjet financiare, ku zhyti me 10 për qind vlerën e saj më të ulët kundrejt dollarit që nga viti 1985, ndërsa Japonia shkurtimisht pezulloi tregtinë për të lehtësuar tregtarët paniku. Votimi Brexit shkaktoi kërkesa të menjëhershme për referendumin e Holandës nga lideri ekstremit i djathtë i vendit Geert Wilders.
Mbështetje e madhe për Brexit u dha nga angleze, si dhe qytetet veri lindore dhe qytete si Sunderland, Middlesbrough dhe Hartlepool janë tronditur nga mbështetjen e fuqishme Uellsit për daljen nga BE.
”Dita e Pavarësisë”
Lideri UKIP Nigel Farage – i cili ka bërë fushatë për 20 vitet e fundit që Britania të largohet nga BE-ja , ju tha mbështetësve që të brohorisnin sepse “kjo do të jetë një fitore për njerëzit e zakonshëm, për njerëzit e mirë”. Farage, i cili parashikoi një fitore tha të enjten se; “23 qershori, do të hyjë në histori si ditët tona të pavarësisë”. Ai i bëri thirrje kryeministrit David Cameron, i cili e quajti referendumin, një fushatë me pasion, për të lënë “menjëherë” postin.
Përkatësisht ja si u votua:
Si u votua në Skoci
Pro daljes nga BE: 1,018,322 vota
Pro qëndrimit ne BE:1,661,191 Vota
Si u votua në Uells
Pro daljes nga BE: 854,572 vota
Pro qëndrimit ne BE: 772,354 vota
Si u votua në Irlandën e Veriut
Pro daljes nga BE: 349,442 vota
Pro qëndrimit ne BE:440,437 vota
Si u votua në Gjibratar
Pro daljes nga BE: 843 vota
Pro qëndrimit ne BE: 19,322 vota
Britania e Madhe ka votuar në Referendum për të qëndruar jashtë Bashkimit Europian. Sipas BBC, në përfundim të numërimit rezultoi që 51.9% e qytetarëve britanikë kanë votuar që të dalin nga unioni dhe 48.1% kanë votuar pro qëndrimit në BE.
E përkthyer në vota 17,410,742 e qytetarëve votuan që të dalin nga BE dhe 16,141,241 votuan pro qëndrimit në union.
Uellsi dhe Anglia kanë votuar për daljen e Britanisë madhe nga BE, ndërsa Irlanda e Veriut dhe Skocia kanë votuar kundër daljes nga BE.
Zyrtarët e numërimit të votave thanë se pjesëmarrja ishte e lartë në këtë referendum, i cili kishte të bënte me emigracionin, sovranitetin, sigurinë dhe të ardhmen ekonomike të Britanisë.
Udhëheqësi i fushatës për largimin nga BE-ja, Nigel Farage, tha se 23 qershori do të hyjë në historinë e Britanisë si “Dita e Pavarësisë”. Ai i bëri thirrje kryeministrit David Cameron të japë dorëheqjen.
Pasiguria që pason daljen nga BE-ja bëri që paundi britanik të luhatej shumë dhe gjatë natës ai ra më shumë se 5 për qind.
Tusk: Moment dramatik për Britaninë, reflektim mbi të ardhmen e unionit
Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian duket se nuk është pritur mirë edhe nga Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk. Në një reagim në twitter, Tusk shkruan se ky është një moment dramatik, sidomos për Mbretërinë e Bashkuar.
“Ky është një moment edhe më dramatic, sidomos për Mbretërinë e Bashkuar. Ne jemi të përgatitur për këtë skenar negative. Nuk do të ketë vakum ligjor”, ka deklaruar Tusk.
Po ashtu ai është shprehur se në emër të 27 vendeve të BE “jemi të vendosur të mbajmë unioni tonë”.
Më tej ai shkruan se do t’i propozojë udhëheqësve të BE që të fillojnë një reflektim të gjerë mbi të ardhmen e unionit.
Me shumicë të votave në referendumin e 23 qershorit, qytetarët britanikë vendosën që të dalin nga Bashkimi Europian.
Britanikët votojnë për daljen nga BE-ja
Shumica e britanikëve votojnë për daljen nga BE-ja.
Pas mbylljes së qendrave të votimit në refrendumit historik në Britaninë e Madhe fillimisht dukej se po fitonin mbështetësit e fushatës për qëndrimin në BE. Por po duket se britanikët me sa duket kanë votuar për daljen nga BE-ja.
Përkrahësi më i zjarrjtë i Brexit-it, shefi i UKIP-së Nigel Farage i kërkoi kryeministrit
David Cameron të japë menjëherë dorëheqjen.
Kryeministri britanik David Cameron kishte shkruar mbrëmë në twitter kur dukej se votat ishin në favor të përkrahësve: “Faleminderit të gjithë atyre që votuan për ta mbajtur Britaninë të fortë, të sigurt dhe me mirëqënie në Evropë.” Tani duket se karriera e tij politike do të marrë fund.
Në referendum morën pjesë më tepër se 46 milionë nga 65 milionë qytetarët e regjistruar me të drejtë vote. Sipas të dhënave të deritanishme rreth 51,8% e votuesve u shprehën kundër qëndrimit në BE, dhe vetëm 48% pro.
Nxitje për populistët e djathtë në BE
Kreu i Partisë populiste të djathtë holandeze për Liri, Geert Wilders, kërkoi pas referendumit britaniknjë referendum të ngjashëm në vendin e tij. “Bye bye Bruksel”, brohoriti ai në twitter pas referendmitnë Mbretërinë e Bashkuar duke shtuar ” Holanda do të jetë tjetra!”
Rezultatet përfundimtare priten gjatë ditës së sotme (24.06).
Gjithashtu mund të lexoni lidhur me këtë temë dhe:
Shok nё Europё – nervozizёm nё tregjet financiare pas Brexit
Britanikёt i thonё po Brexit – Brohoritje nё kampin pro Brexit: Britanikёt sipas sondazheve tё televizioneve BBC dhe Sky News janё shprehur nё referendum pёr daljen nga BE-ja..
Shok nё Europё: pas nunёrimit tё vota nё 360 nga 382 zona elektorale kryeson vota e britanikёve pёr fushatёn “Leave”-me mbi njё milionё vota. Gati 72 pёrqind e britanikёve kanё marrё pjesё nё referendum.
Tregjet financiare ndёrkohё gjatё natёs kanё reguar me nervozitet. Paundi britanik ran nё 1,33 Dollar nё vlerёn mё tё ulёt qysh prej tridhjetё vjetёsh. Nikkei japonez ka rёnё me tetё pёrqind.
Bashkimi Europian tani mund tё pёrballet me krizёn mё tё rёndё nё histoinё e vet.
Kryetari i partisё socialdemokrate dhe njёkohёsisht zёvendёskancelar nё Gerjmani, Sigmar Gabriel reagoi nё tёitter kohёn qё pokonutorhej rezultati pro daljes sё Britanisё sё Madhe nga BE-ja: “Nё djall! Njё ditё e keqe pёr Europёn.
Presidenti i degёs sё tregtisё me jashtё tё Gjermanisё, Anton Börner votёn kudёr qendrimit tё britanikёve nё BE e konsideron si njё katastrofё pёr BE-nё – edhe pёr Gjemaninё. “Eshtё tronditёse, qё demokracia mё e vjetёr na kthen ne kurrizin”, thotё Börner. Britanikёt me siguri do tё jenё tё parёt, qё o t’i ndjejnё pasojat. Fokusi kryesor i detyrёs tani duhet tё jetё „tё mbahen nё ekuilibёr forcat centrifugale qё rrezikojnё tani rё shpёrbёjnё Europёn“, tёrheq ai vёmendjen.
Çfarë do të ndodhë pas daljes së Britanisë nga BE?
Britanikët kanë vendosur që të dalin nga Bashkimi Europian, por ajo që diskutohet pas referendumit është se çfarë do të ndodhë më tej.
Do të kemi një zhvlerësim të fortë të paundit britanik dhe një paqendrueshmëri në tregjet kapitale.
Këshilli i Europës do të mblidhet më 28 qershor, ku Britania e Madhe do të formalizojë kërkesën për tërheqje.
Proçedurat mund të zgjasin deri në 2 vjet, ku Britania duhet të rishikoje të gjitha marrëveshjet.
Marrëveshja përfundimtare mes Mbretërisë së Bashkiar dhe Bashkimit Europian do të miratohet nga Parlamenti Europian dhe ai britanik me shumicë të cilësuar.
Gjithashu britanikët humbin lirinë e lëvizjes për punë dhe për shërbime publike në vendet e BE.
Efektet negative të daljes nga BE për britanikët
Jetojnë ose jo në Britaninë e Madhe britanikët së shpejti do të ndjejë pasojat praktike të daljes së vendit nga BE-ja. Pasoja më e menjëhershme dhe e dukshme do të ndihet në lirinë e lëvizjes së qytetarëve britanikë në vendet e Bashkimit Europian.
Nëse deri tani ka mjaftuar një kartë identiteti për lëvizjen në zonën Shengen, tani dalja nga Britania do të shoqërohet nga nevoja për të patur një vizë. Aktualisht, vetëm 44 prej 219 vendeve të kërkojnë viza për qytetarët britanikë. Familjet britanikë do të paguajnë më shumë për të kaluar pushimet në Europën kontinentale. Jo vetëm për shkak se rënia e paundit kundrejt euros do të kufizojë fuqinë e tyre blerëse, por edhe për shkak të rënies së marrëveshjeve tregëtare që u lejonin kompanive britanike të vepronin pa kufizime në hapësirën ajrore europiane, shkruan Respublica.
Një shembull është kompania e fluturimeve Ryan Air. Efektet e drejtpërdrejta do të ndodhin edhe në kostot e komunikimit me celular pas tarifat roaming janë të harmonizuara në nivel europian. Nëse mbështetësit e Brexit sollën si argument çështjen e punësimit të britanikëve është e mundshme që dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian do të shoqërohet me zhvendosjen e shumë vendeve të punës, kryesisht në bankat e mëdha me seli në Londër.
JPMorgan ka njoftuar se mund të reduktojë 1 mijë deri në 4 mijë nga 16 mijë vende pune në Mbretërinë e Bashkuar, Morgan Stanley 1 mijë nga 6 mijë dhe Goldman Sachs të paktën 1 mijë e 600. Po ashtu, e ardhmja profesionale e qindra punëtorëve në institucionet europiane, veçanërisht në Bruksel, tani është në ajër. Disa janë të predispozuar për të marrë një shtetësi të dytë, belge në shumicën e rasteve.
BREXIT do të jetë një kokëçarje më e madhe edhe për 1.3 milionë britanikë që jetojnë jashtë Britanisë, kryesisht në Spanjë (319 mijë), Irlandë (249 mijë), Francë (171 mijë) ose Gjermani (100 mijë). Pensionistët mund të shohin rënien e të ardhurave të tyre për shkak të zhvlerësimit të fortë të paundit, dhe kjo ka të ngjarë të dëmtojnë investimet e tyre pronësore në vendet e tyre të banimit.
Një problem tjetër ka të bëjë me trajtimin mjekësor të qytetarëve britanikë në Europë. Deri më sot, ata mbuloheshin nga sistemi kombëtar shëndetësor i vendit të qëndrimit.
Votuan por nuk e kanë ndjerë akoma efektin e krizës që po u vjen!
Analiza; BE-ja drejt shkatërrimit, 5 shtete të tjera duan dalje
Burimi: Daily Express/Përshtati: Redjon Shtylla