Del fotoja e 38-vjeçarit që ”luftoi” me policinë

Arrestimi i një 38-vjeçari në Radhimë të Vlorës, ka shkaktuar panik dhe frikë te banorët e zonës dhe pushuesit, pasi pati të shtëna me armë zjarri. Bëhet fjalë për Gaqo Gjini, i cili sipas policisë së Vlorës kërkohej prej disa kohësh, pasi akuzohej për grabitje banke.

Teksa policia ka marrë sinjalizim se 38-vjeçari Gjini kishte marrë një shtëpi me qira në zonën e Radhimës, ka shkuar në këtë zonë por ka hasur në rezistencë, pasi i riu kishte tentuar të godiste njërin nga policët me thikë.

Efektivi në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë. Gjini është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?