Del fotoja e Devi Kasmit, avokati: Konjari nuk ndodhet në Shqipëri

Ka dalë edhe fotoja e të vrarit të një dite më parë në atentatin e ndodhur në Tiranë. Burime nga policia kanë bërë të ditur se Devi Kasmi ishte i përfshirë në disa biznese në Tiranë. Njëra prej tyre mësohet se është një lokal dhe një palestër force.

Në këtë vend, ai kishte krijuar një klientelë VIP, për shkak dhe të kushteve shumë të mira që kishte krijuar. Dëfrim (Devi) Kasmi u qëllua mbrëmjen e djeshme në rrugicën e shtëpisë së tij pranë ”Spitalit të Fëmijëve” në kryeqytet. I dyshuar për këtë krim, është Domart Konjari, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës.

Pas akuzave se Domart Konjari dyshohet se ka lidhje me vrasjen e 41 vjeçarit Devi Kasmi, ka reaguar edhe avokati, i cili hotë se klienti i tij nuk ndodhet në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kam dijeni për vendndodhjen e tij”, ka thënë avokati i Domart Konjarit. Burime nga policia bëjnë me dije se personi i dyshuar për vrasjen e 41 vjeçarit është Domart Konjari.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Domart Konjari ka pasur një konflikt të hershëm me viktimën për një ngjarje në Spanjë” bëjnë të ditura burimet. Viktima ka pasur në pronësi një palestër dhe një shtypshkronjë. Veç një dënimi për falsifikim dokumentesh në vitin 2010 ishte skeduar për lidhje me personazhe të njohur të krimit në Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?