Del kundër primareve, deputeti Hoxha: Kandidatët e PD-së të dalin nga sondazhet

Opozita është drejt bashkimit për zgjedhjet lokale të 2023, por ende nuk është vendosur sesi do të dalin emrat. Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha thotë se mënyra më e mira është që kandidatët të dalin është përmes sondazheve.

“Një sondazh i pavarur, do ishte gjëja më e mirë, e cila do jepte realisht një votë apo pëlqim të qytetarëve. Ne kemi bërë një diskutim me aleatët, është një mënyrë e cila e bën pak më të thjeshtë për mos t’i dhënë autoritetin një vendimarrësi për të zgjedhur kandidatët. Nuk ka njeri që nuk e kupton, se kush janë njerëzit potencialë sot në Shqipëri”, theksoi ai për ”Euronews”.

Për të sfida kryesore mbetet ekzistenca e kësaj force politike, pas muajsh përplasjeje me dy grupimeve. Ndër të tjera, Hoxha shtoi se PD-ja nuk duhet të merret me emra të përveçëm, por të punojë për zgjedhjet vendore, rezultati i së cilës do vendosë shumë edhe për ato parlamentare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?