Del makina nga rruga në Gjirokastër-Tepelenë, plagosen 3 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, me pasojë tre persona të plagosur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë.

Më konkretisht në urën e Viroit, një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për pasojë tre personat që udhëtonin me të, kanë mbetur të plagosur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të lënduarit janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ndërkohë nga ana e policisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?