Del makina nga rruga, një i vdekur dhe një i plagosur në Lushnje
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur, si pasojë e daljes së një makine nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur në Lushnje, rreth orës 02:25 të mëngjesit të kësaj të shtune, në vendin e quajtur “Zhym”.
24-vjeçari Vasil Haka, banues në fshatin Halilaj, Lushnje duke drejtuar automjetin tip “Fiat puno” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.
Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit dhe është aksidentuar pasagjeri që ndodhej në mjet, Ledjon Pirra, 28 vjeç, banues në fshatin Pirrë, Lushnje.
I plagosuri ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj ngjarje.
KOHA JONË SONDAZH

