Del nga burgu Seit Fishta

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për biznesmenin Sait Fishta, i cili akuzohet për ndërtim pa leje.

Pak ditë më parë Prokuroria vendosi masën e sekuestrues për 9 pallate në Velipojë të ndërtuara nga Sait Fishta.

Ky i fundit ka vendosur 50 mijë euro garanci për të mos qëndruar më në ambientet e burgut.

Fishta është një emër i njohur në botën e biznesit dhe politikës. Ai është një ndër biznesmenët më të njohur të Shkodrës dhe dy herë ka tentuar që të jetë edhe anëtar i Parlamentit të Shqipërisë, por në të dyja ka dështuar. Herën e parë në vitin 2009 ka kandiduar për LSI-në, por nuk ja doli që të hyjë në Kuvend.

Edhe në vitin 2013, emri i tij rezultoi në listën e kandidatëve për deputetë, por këtë herë për Partisë Socialiste. Ai renditej i 6 në këtë listë por nuk arriti të hynte në Parlament.

SHKARKO APP