Del nga makina për të pirë një cigare, por i vjedhin makinën në autostradën Vlorë-Fier
Aktualitet E Hënë, 26 Prill 2021 00:14
Një automjet është vjedhur mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier. Dinamika e ngjarjes nisi kur drejtuesi i automjetit, ka hapur krahun në këtë aks dhe ka dalë të pijë një cigare jashtë mjetit.
Ai nuk e ka kyçur derën e makinës dhe brenda pak minutave disa persona ia kanë marrë. Mësohet se njoftuar policia, e cila ka punuar për gjetjen e mjetit duke ngritur postoblloqe.
KOHA JONË SONDAZH

