QSUT në terr për gati 40 minuta, gazetari Stafa: Shpërdorim i pastër detyre

Gazetari Osman Stafa ka ndjekur nga afër ngjarjen e paprecedentë dje në Qendrën Spitalore ”Nënë Tereza”, ku për gati 40 minuta iku energjia elektrike, deklaroi se ngjarja duhet të hetohet për shpërdorim detyre.

”Janë 3 linja për të garantuar energjinë elektrike në QSUT. Por asnjë nga ato s’ka funksionuar. Për situatën e ndodhur mbrëmë, ku për 30-40 minuta, nuk ka pasur energji në QSUT, duhet të kishin nisur hetimet. Është shpërdorim i hapur detyre. A vendoset gjeneratori në punë? Ne nuk dimë se çfarë ndodhi.

Çfarë ndodhi që një prej ndërtesave kishte energji dhe në tjetrën nuk kishte? QSUT, drejtoria, Ministria e Shëndetësisë, nuk ka dalë që të deklarojë; ka ndodhur kjo gjë, kemi marrë këto masa dhe pritet kjo gjë! Edhe në kohë lufte, një spitali nuk i ikën energjia. Këta çfarë bënë, të detyruar ditën e djeshme, i morën pacientët nga reanimacioni qendror, duke i dërguar në reparte të tjera. Aty janë dy godina”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?