Del nga shtëpia pas orës 18:00, policia: O çuni hajde këtu (VIDEO)

Në Vlorë ka edhe të pabindur ndaj masave të rrepta që ka marrë qeveria në kuadër të luftës ndaj Covid-19. Dita e tretë e ndalimit të lëvizjes në këmbë pas orës 18:00 për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin, ka sjellë disa të shoqëruar në Vlorë. “Po ai djali atje, o çuni hajde një çikë këtu hajde”,-dëgjohet njëri nga efektivët e policisë, ndërsa rrugët e qytetit janë mbushur me efektivët që patrullojnë duke mos lejuar askënd që të lëvizë ose në të kundërt do të përballen me penalitetet. Nga nesër do të ngushtohet orari për të dalë jashtë si këmbësor. Të gjithë do të kenë vetëm dy fasha orare për të dalë, nga 06:00 e mëngjesit deri në 10:00 dhe pasdite nga ora 16:00 deri në 18:00, në total vetëm 6 orë.

SHKARKO APP