Del sondazhi/ 48.3% e qytetarëve: Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar

Gjatë periudhës 22 shtator-02 tetor 2024, Datacentrum dhe Barometri-Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidhur me situatën ekonomike dhe politike në vend.

Të pyetur nëse “Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur apo të gabuar?” 35% e qytetarëve mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur. Ata që mendojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar janë 48.3%. Pjesa tjetër e qytetarëve, 15.7% e tyre mendojnë se Shqipëria nuk po shkon as në drejtimin e duhur dhe as të gabuar.

Krahasuar me 10 muaj më parë për qindja e qytetarëve që mendojnë se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur është ulur me 10.3 pikë, ndërkohë për qindja e atyre që thonë se Shqipëria po shkon në drejtimin e gabuar është rritur me 10.8 pikë.

SHKARKO APP