Del video/ Batutat e Grida Dumës me deputetin e PS për burrërinë

Publikohet video e replikave të zhvilluara sot në Komisionin e Punës Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë teksa diskutohej drafti për statusin e minatorëve i propozuar nga deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

Videoja e siguruar nga “BalkanWeb” tregon momentin kur deputeti i PS-së Ilir Pandevinji replikon me deputeten e PD-së Grida Duma, për shpehjen me të cilën ajo iu drejtua më herët: “S’jeni burra”.

E ndërsa ai përpiqet ta intimidojë deputeten demokrate duke u kapur pas fjalëve, ka marrë edhe një përgjigje nga ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duma: Me veten dilni përjashta, për përmbajtjen ua tregoj këtu brenda, për veten ua tregoj përjashta

Swiss Digital Mobile Reklama

Pandevinji: Ku e ke provuar burrërinë e këtyre burrave ti? Mbase e ka provuar, nuk e di…dhe i tërheq vëmendje për mënyrën e drejtimit ndaj burrave të komisionit…ka mundësi t’ua kërkosh ndryshe

Duma:
 Për fatkeqësinë tuaj ju i referoheni kompleksit të burrërisë personale! Por unë po ju flas për atë që në kulturën shqiptare është mbajtja e fjalës, e besës dhe e burrërisë si përgjegjësi! Nëse dilni në fushatë dhe premtoni, mbani fjalën, për këtë burrëri ju kërkohet llogari!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?