Delegacioni i policisë shqiptare vizitë në zyrat e DEA-s në Uashington, mbështetje në luftën kundër grupeve krim*nale

Një delegacion nga Policia e Shtetit ka zhvilluar një vizitë në Uashington, në zyrat qendrore të DEA-s dhe të ICITAP-it, ku u takua me zv/drejtorin e DEA-s, George Papadopoulos, shefin e Operacioneve William Kimbell dhe shefin e Zyrës Rajonale John Livanis.

Drejtori i Kabinetit në DPPSH, Genc Merepeza i përcolli zotit Papadopoulos, përshëndetjet e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, duke i shprehur keqardhjen për pamundësinë për të marrë pjesë në këtë takim. Shefi i Sektorit për hetimin e grupeve kriminale, Drejtues Dorian Muça, bëri një prezantim të luftës së përbashkët kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe grupeve kriminale që merren me këtë trafik.

Papadopoulos u dakordësua me kërkesat e delegacionit shqiptar, për hapjen e zyrës së DEA-s në Tiranë, për shtyrjen e afatit të përfaqësueses së DEA-s në Tiranë, si dhe për aktivizimin e numrit jeshil, i cili u aktivizua një ditë pas këtij takimi.

SHKARKO APP