Delvinë, papunësia detyron të rinjtë të largohen

Ashtu si në çdo qytet tjetër edhe në Delvinë papunësia ka detyruar të rinjtë të largohen nga Shqipëria. Të pyetur për Ora News ato shprehen se me të ardhurat që ato marrin nuk arrijnë të ushqehen duke lënë pas dore medikamentet apo pagesën e ujit dhe dritave.

Raportet e organizatave ndërkombëtare prej muajsh raportojnë rritje të emigrimit të shqiptarëve, ku shkak kryesor renditet papunësia dhe mundësia ekonomike.

Një situatë e tillë është dhe në Delvinë ku kanë mbetur pak të rinj.

Në një ditë të zakonshme në këtë qytet sheh të papunë e  të sëmur që presin në radhë për të marrë pensionet dhe ndihmat ekonomike.

Për Ora News ato shprehen se me të ardhurat që marrin nuk arrijnë dot as të ushqehen e jo të paguajnë ujin apo dritat.

“Po  më doli ndonjë punë mirë, po nuk më doli do vetë të marr borxh. Me 20 mijë lekë asistencë…”

“Fukarallëk ëshë çdo gjë”

“Me asnjë të ardhur nuk jetoj. Fëmijët  kanë fjetur edhe pa bukë. Unë dua ndihmë nga shteti”

Delvina ka vite që përballet me një papunësi të madhe, një nga qytetet me numrin më të lartë të të papunëve, por deri më sot asnjë politik nuk ka sjell investime në këtë qytet.

SHKARKO APP