Demalia: Rama po zhytet në kazanin që po vlon nga revolta studentore

Ilir Demalia në një lidhje me skype për Ora News, e konsideroi një lëvizje shumë të madhe politike të protestës së studentëve, duke theksuar se fajtor për këtë është e gjithë klasa politike 28 vjeçare.

DemaliaKjo është një lëvizje politike shumë e madhe, por shqiptarët janë tmerruar nga politika që i ka drobitur dhe i ka humbur shpresat në 28 vite. 

Kjo lëvizje duhet të mbështetet nga të gjithë qytetarët që duan të jetojnë në vendin e tyre. Nuk them që Shqipëria do të bëhet parajsa e botës por do të nisë një themel të ri me largimin e kësaj elite politike që po mbahet me thonj për arsye të inkriminimit. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot dëgjova që do të japë dorëheqjen Lindita Nikolla. As nuk më intereson fare. Lindita Nikolla dhe i gjithë kabineti qeveritar i Edi Ramës është një hebe e kalit. Kali i pushtetit të Edi Ramës i ka ikur. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk është Rama kryesori. Është e gjithë politika. Është trashur zullumi dhe u këput në kohën e Ramës. Rama pati kohë 5 vite për ta ndryshuar rrjedhën por u zhyt më thellë në kazanin ku donte të fuste mediat, por tani është brenda kazanit ku po vlon fal revoltës popullore. Kjo revoltë nuk është rastësi. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?