Dëme të mëdha nga përmbytjet, Spahiu: Qeveria të marrë seriozisht apelin e Presidentit
Edhe pse kishte më pak se një vit që ishte rikonstruktuar, aksi rrugor Qafë Llogara-Sarandë në lagjen Vonja të Borshit, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut është ndarë përgjysmë.
Po ashtu përmbytje të mëdha janë shënuar në qarkun e Gjirokastrës si dhe në qytetin e Vlorës. Dhe duke u nisur nga kjo situatë, ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu i bën apel qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse që të marrin seriozisht apelin e djeshëm të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, sa nuk është vonë, thotë ai.
Reagimi i Përparim Spahiut
Çahet rruga në Borsh, dhjetëra shtëpi rrezikojnë të shemben në Lezhë, uji vërshon rrugëve në Gjirokastër, Lungomare është bërë “Lungozeza”.
Shqipëria është zhytur nën ujë, por Lideri Global vazhdon turizmin dimëror nëpër Ballkan.
Do ishte mirë që nëse ka mbetur dikush i përgjegjshëm në qeveri, të angazhohet seriozisht për situatën.
Apeli i presidentit të Republikës duhet të merret seriozisht sa nuk është vonë.
Nevojiten masa konkrete për:
📌 – Informimin me transparencë dhe në kohën e duhur të popullatës, që jeton në zonat me rrezik potencial përmbytjeje, me qëllim garantimin e jetës dhe minimizimin e pasojave në prona e bagëti;
📌 – Garantimin me rezerva të mjaftueshme ushqimore për popullatën dhe blegtorinë;
📌 – Vendosjen e hidrovoreve në regjim gatishmërie pune, me kapacitet të plotë;
📌 – Vënien në gatishmëri të strukturave të koordinimit, menaxhimit dhe atyre operacionale, me qëllim marrjen e të gjitha masave parandaluese për minimizimin e riskut në zonat më të ekspozuara ndaj rrezikut;
📌 – Gatishmërinë e strukturave operacionale, grupeve të kërkim-shpëtimit, mjeteve ajrore dhe mjeteve lundruese, për garantimin në çdo kohë të operacioneve efektive, në çdo zonë, që rrezikohet nga përmbytjet;
📌 – Marrjen e masave për kalueshmërinë normale në të gjitha akset rrugore, veçanërisht në Veri, Verilindje dhe Juglindje, që rrezikohen të bllokohen nga reshjet e dëborës dhe rrëshqitjet e dheut apo gurëve.
Të zgjidhim njëherë hallet tona, pastaj të përpiqemi për rivendosjen e paqes globale.
Çahet rruga në Borsh, dhjetëra shtëpi rrezikojnë të shemben në Lezhë, uji vërshon rrugëve në Gjirokastër, Lungomare…
Pubblicato da Perparim Spahiu – Faqja Zyrtare su Venerdì 8 gennaio 2021
Lexoni edhe…
- Shkodra në situatë kritike nga përmbytjet, kërkohet ndihma e ushtrisë.
- Reshje të dendura dëbore në Kelmend, orteku merr përpara makinën
- Moti i keq në Lezhë, Policia informon: Përmbyten e dëmtohen disa ura
- Përmbytje edhe në Dibër
- Nisin shkarkimet nga HEC-et e Ulzës dhe Shkopetit, frikë për përmbytje nga lumi Mat në Lezhë e Kurbin
- Rruga e Borshit ndahet përgjysmë pas reshjeve, ARRSH paralajmëron drejtuesit e mjeteve
- Dëmet nga moti i keq/ OSSH: Situata e përkeqësuar në Lezhë, Shkodër, Tropojë, Laç, Rrëshen dhe Gjirokastër
- ARRSH njofton mbi situatën e rrugëve: Reshje bore, përmbytje, rënie gurësh dhe inertesh në disa akse rrugore