Dëmet në Laç, Ministria: U përmbytën 9 shtëpi dhe 300 ha tokë

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave informon mbi situatën në qarkun e Lezhës, pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin mbrëmjen e së hënës e në vazhdim.

Në rrethin e Lezhës, reshjet e fundit kanë pasur ndikime të vogla, kryesisht në territorin e Pllanës, njësia administrative Zejmen.

Në rrethin Kurbin, nga dendësia e madhe e reshjeve të shiut, janë përmbytur rreth 300 hektarë të mbjella me kultura bujqësore, konkretisht në fshatrat Gjorm, Fushe-Gjorm, Sanxhak dhe Shullaz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Laç, në zonën e quajtur “Kodra e Bushit”, janë të përmbytura 9 shtëpi. Vërshimi i përrenjëve ka marrë 15 koshere bletësh, një hangar me 60-70 kv misër, si dhe dëmtime të bazës ushqimore të blegtorisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, sipas raportimeve që vijnë nga Drejtoria e Bujqësisë, Lezhë dhe Shtabi i Emergjencës, në Mal të Bardhë, nga vërshimi i përronjëve, është dëmtuar një stallë bagëtish të imta dhe uji ka rrëmbyer rreth 110 krerë dhi.

Hidrovorët janë në punë me kapacitet të plotë, ndërsa probleme me energjinë nuk ka pasur. Specialistët e bujqësisë po monitorojne gjëndjen në terren, ndërkohë që për çdo situatë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?