Dëmet nga tërmeti, fillon riparimi i pallateve në Durrës me shkallë dëmi DS4

Ka filluar puna për riforcimin e pallateve të dëmtuara me shkallë dëmi DS4. Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka inspektuar punimet në disa pallate në zonën e Plazhit, të cilët po forcohen në bazë të projekteve të hartuara nga studiot e projektimit.

Sako deklaroi se ndërhyrja në këto godina synon eliminimin e dëmeve dhe kthimin e tyre në godina të sigurta, sipas standardeve.

Përveç 103 pallateve DS4 që ndodhen në qytetin e Durrësit, bëhet e ditur se në qytet dhe njësitë administrative të kësaj bashkie janë edhe 120 banesa individuale të cilësuara DS4 nga ekspertiza e institutit të ndërtimit, për të cilat do të zbatohet e njëjta procedurë.

SHKARKO APP