Dëmet nga tërmeti, Rama në Durrës përballet me revoltat e qytetarëve: Rrini në shtëpi me qira, prisni radhën (Video)

Kryeministri Edi Rama ka qenë në qytetin e Durrësit ku ka parë nga afër punën për riparimin e dëmeve në pallatet e padëmtuara në strukturat mbajtëse nga tërmeti i 26 nëntorit.

Por gjatë inspektimeve, kreu i qeverisë u përball me pakënaqësinë e qytetarëve. Ata iu ankuan kryeministrit Rama se ne pallate nuk ka filluar ende puna për riparimin e demeve. Madje një grua shpreh shqetësimin se apartamenti i saj po vidhet.

Qytetarja: Zoti kryeministër banoj në pallatin prapa që është në gjendje katastrofë. Deri më tani nuk ka filluar asgjë. Në pallatin tonë janë futur edhe koshat e rrugëve brenda. Po na vidhen apartamentet, janë vjedhur të gjitha instalimet, nuk kemi askënd që ruan objektin.

Rama: E para mos fol pa lidhje…

Qytetarja: Unë flas pa lidhje…?! Me fakte konkrete

Rama: Kur thua nuk ka filluar asgjë kur këtu përballë që po mbaron, si këtu kanë filluar në shumë vende të tjera.

Qytetarja: Flasim për personale

Rama: Mos thuaj që nuk ka filluar asgjëKanë filluar shumë dhe nuk bëhen të gjithë përnjëherë. Nuk kemi ne aq njerëz dhe aq mundësi sepse nuk i ka askush në botë saç janë apartamente. Ne gjërat do ti bëjmë me radhë. Ti ku rri tani?

Qytetarja: Unë rri në plazh në shtëpi me qira.

Rama: Qiranë kush ta paguan?

Qytetarja: Pjesërisht shteti, diferencën vetë

Rama: Bravo, rri atje dhe prit që të vijë radha që të rregullohet apartamenti

Qytetarja: Po për faktin që na vidhet apartamenti.

Rama: Për faktin do merret firma e ndërtimet do të vërë të gjitha instalimet, do ti bëjë gjërat si duhet.

Qytetarja: Po na vidhen apartamentet për ditë, nuk janë dëmtuar nga tërmeti.

Rama: Të lutem shumë lëri këto po vidhen apartamentet

Qytetarja: Po po vidhen pra

Rama: Fol për veten tënde

Qytetarja: Për veten time po flas, instalimet elektrike janë shkulur

Rama: Instalimet elektrike do ti vendosë ndërtuesi, ti s’ke lidhje fare.

Qytetarja: Po vidhen instalimet, nuk duhet të një roje?

Rama: Jo, instalimet elektrike ti do ti gjesh kur të vish në shpi. Çfarë problemi ke?

Qytetarja: Po kam problemin se nuk ruhet objekti, unë kam gjithë pasurinë e jetës aty brenda.

Rama: Instalimet do të vendosen, çfarë po më thoni tani?

Qytetarja: Nuk ka Security?

Rama: O zot

Qytetarja: Dua një zgjidhje imediate

Rama: Zgjidhje imediate nuk ka, zgjidhja do kohën e vet.

Qytetarja: Ka pse nuk ka. Ne kemi folur me ndërtuesin, i cili është dakord të fillojë ndërtimet, por thotë se kemi ngërç.

Rama: Ndërtuesi nuk do të fillojë punën pa na sjellë projektin që është sipas standardeve. Përshpejtimin ja kërkojmë ne ndërtuesit. Ti mos hajde na thuaj çfarë thotë ndërtuesi, po thoi ndërtuesit bëjë projektin siç duhet.

Qytetarja: Jemi në hall të madh. Ne duam zgjidhje. Ne dëgjojmë lajme, flisni për Tiranën, për Durrësin nuk po dëgjojmë asgjë

Rama: Moj zonjë çfarë do të dëgjosh, Durrësin ja ku e ke.

Qytetarja: Ai është pallati i ri kryeministër, ndoshta ai i ka problematikat më të vogla se i joni.

Rama: Si ai dhe si shumë të tjerë janë duke u meremetuar. Unë nuk e kuptoj çfarë je duke kërkuar. Shkoni pak në Itali dhe shikoni ku janë ata…

Qytetarja: Po pse krahasosh me një vend që nuk ka vazhduar kryeministër, duhet të krahasoheni me një vend që ka bërë progres, që ka ecur më shpejt se Italia.

Rama: Mos krahasohemi me Italinë… a na fal që të krahasuam me Italinë se jeni më përpara.

Rama në Durrës përballet me pakënaqësitë e qytetarëve: Rrini në shtëpi me qira prisni radhën

SHKARKO APP