Dëmi 500 mln lekë, kërkohet 3 vite burg për ish-kreun e Tatimeve Tiranë

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin për 6 persona, të akuzuar si të përfshirë në skemën mashtruese “Fullpet”, e cila i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në rreth 500 milionë lekë të reja.

Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Tiranë kërkoi dënimet, si më poshtë:

1.     Androkli Kokthi, ish-drejtor i Tatimeve Tiranë, të dënohet me 3 vjet burg

Swiss Digital Desktop Reklama

2.     Ibrahim Aktoz, të dënohet me 4 vjet burg

Swiss Digital Mobile Reklama

3.     Ekrem Oztemel, të dënohet 7 vjet burg

4.     Fabian Goci, të dënohet me 8 vjet burg

5.     Aurel Preni, të dënohet me 8 vjet burg

6.     Fiqiri Hoxha, të dënohet me 8 vjet burg

Procesi ndaj të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit, nëse shpallen fajtorë nga gjykata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?