Demiraj: Mos i vini zjarrin pyjeve, po rrezikoni sigurinë kombëtare

Shqipëria është në një situatë kritike sa ju takon vatrave të zjarrit në këto ditë të nxehta vere. Mbi zjarrëvënien e qëllimshme, ka reaguar Ministri i Brendshëm Teknik, Dritan Demiraj. Ai me anë të një statusi në faqen e tij në facebook, shkruan se zjarrvënia e qëllimshme rrezikon sigurinë kombëtare. Demiraj inforon se të gjitha strukturat po punojnë për të vendosur situatën nën kontroll.

Statusi i plotë:

I nxehti ka bërë që me vendin tonë për tashmë dy muaj të ketë shumë zjarre. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave civile, zjarrfikësit, policia e shtetit, forcat e armatosura, bashkitë, prefekturat po punojnë natë e ditë për të vendosur situatën nën kontroll. Inkurajoj të gjitha këto struktura që po luftojnë me zjarret në çdo cep të territorit për të shpëtuar njerëzit dhe pasurinë kombëtare. Zjarrëvënia e qëllimshme rrezikon sigurinë kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?