Demo: 500 aplikime deri tani për Paketën e Maleve

Qeveria miratoi sot përfshirjen edhe të tre bashkive të tjera, Pukë, Lezhë dhe Bulqizë, në Paketën e Maleve, duke zgjeruar më tej këtë nismë për zhvillimin e zonave malore.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, bëri të ditur për mediet pas mbledhjes së qeverisë se tashmë më shumë se gjysma e bashkive në vend janë pjesë e kësaj pakete, duke pasur të miratuara zonat prioritare për zhvillim.

Ai informoi se numri i kërkesave të paraqitura nga territori në kuadër të Paketës së Maleve ka arritur në rreth 500, çka tregon interes të lartë nga qytetarët dhe bizneset.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Demos, disa bashki janë në fazën përfundimtare të shqyrtimit të kërkesave, si Shkodra dhe Skrapari, të cilat po përmbyllin afatin 45-ditor të shqyrtimit. Pas kësaj faze, kërkesat do të kalojnë për miratim në këshillat bashkiakë përkatës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paketa e Maleve konsiderohet një nismë prioritare e qeverisë për zhvillimin e qëndrueshëm të territoreve malore, duke synuar nxitjen e investimeve, zhvillimin ekonomik lokal dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për komunitetet në këto zona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?