Demokratët me sytë nga zgjedhjet e vitit 2025, mesazhet nisin nga Kavaja. Noka: Rama do largohet

Në Kavajë demokratët e bashkuar në kuadër të Rithemelimit, në këtë bashki i paraprinë me një përkujtim të protestës së parë antikomuniste, 34 vite më parë. Pas homazheve tek busti i dëshmorit të parë të demokracisë, Josif Budës, drejtuesit demokratë dhanë mesazhe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare nga qyteti ku prej afro një viti drejton njëri prej tyre, Fisnik Qosja.

“Kam bindjen se po të bëjmë atë që bëtë ju në Kavajë, që nuk u nënshtruat, reaguat, u përballët, kishit alternativën dhe ekipin e duhur, duke treguar vlera, ne do të mund të realizojmë atë që s’e realizuam dot në vitin 2021. Të garantojmë fundin e keqqeverisjes së Edi Ramës dhe garantimin e rotacionit që ka nevojë Shqipëria”, tha Gazment Bardhi. “Ky takim sot me ju, është tregues shprese se Edi Rama do largohet”, tha Flamur Noka.

Demokratët e Rithemelimit prej disa ditësh po vijojnë takimet në bazë, ku po informojnë degët për bashkimin e kupolës drejtuese dhe për strategjinë që do të ndjekin në kuvend dhe strukturat e partisë për garën elektorale 2025.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?