Demokrati në Fier bën deklaratën epike: Pa parë Saliun në krye, nuk iki nga kjo botë
Mbështetës të PD-së në Fier janë shprehur optimistë për vijimin e drejtimit të Sali Berishës në krye të partisë, në këtë të shtunë ku po votohet për një tjetër mandat të liderit historik të krye të PD-së. ”Jam këtu për të votuar për kryetarin e Partisë Demokratike. Unë jam anëtar i PD dhe mendoj se po ndjek një rrugë të drejtë.
Kur erdhi Berisha tha se vdekja është ligj për të gjithë, por ishalla mos vdeksha derisa të shoh Saliun lart e më lart. Ai mundohet për më mirë për popullin”, u shpreh një anëtar i PD-së në Fier.
Në garë është vetëm lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, i cili e ka cilësuar procesin e 23 majit si një referendum për drejtimin e partisë. Berisha deklaroi se votimet, edhe pse me një kandidat të vetëm, janë demokratike dhe synojnë ripërtëritjen e Partisë Demokratike.
KOHA JONË SONDAZH

