Demokrati ngatërrohet, prezanton Lulzim Bashës si kandidat të Berishës në Vorë

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti një takim me demoratët e Vorës, aty ku prezantoi kandidatin e koalicionit ”Shtëpisë së Lirisë” për zgjedhjet e 6 marsit. Folësi i parë në këtë takim ka ngatërruar emrin e kandidatit që Lulzim Vrana duke e quajtur Lulzim Basha.

Në një moment të fjalimit të tij ai tha se emrin e Lulzim Bashës si kandidat, por e kuptoi menjëherë lapsusin për shkak të afërsisë së emrit.

”Për mua është një emocion i madh. Sot për ne është një ditë historike. Ne na ka kllaposur një situatë e vështirë, prandaj këtu duhet të fillojë ndryshimi. Me nismën e opozitës së bashkuar ne do të fitojmë patjetër bashkitë dhe qytetarëve tanë do t’u kthejmë dinjitetin. Ju përgëzoj dhe të gjithë në 6 mars. Të nxjerrim kandidatin tonë, Lulzim Basha… zotin Lulzim Sefer Vrana, kryetarin e bashkisë Vorë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata kaloi me të qeshura nga të pranishëmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?