Dëmtohet transformatori tek Zogu i Zi, OSHEE: Ja zonat pa energji
Si pasojë e një defekti në transformatorin e Zogut të Zi, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar për ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit.
OSHEE ka njoftuar se pa energji elektrike janë dy fifera te nënstacioni i Zogut të Zi, rruga Bab Rexha , rruga Muhamet Gjollesha, rruga Kongresi i Lushnjes dhe rruga Ndre Mjeda.
Po ashtu pa energji ka mbetur edhe zona tek Pallati i Sportit Partizani.
Ndërkohë OSHEE njofton se po punohet për rregullimin e defektit dhe rikthimin e menjëhershëm të energjisë elektrike në këto zona.