Denaj: 10 zona kadastrale ku lejohet kultivimi i kanabisit

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, thotë se janë 10 zona Kadastrale, që janë përcaktuar për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

“Aktualisht janë 10 zona Kadastrale që janë përcaktuar në bazë të studimi që ne kemi realizuar para disa viteve dhe janë të mirë përcaktuara. Së bashku me Ministrinë e Brendshme dhe të Shëndetësisë besoj që të gjithë udhëzuesit do ta përcaktojnë më së miri se si do vijojë procesi.

Janë të gjithë Shqipërinë, por ka një kriter të domosdoshëm. Janë të përjashtuar të gjitha zonat me intensitet të lartë bujqësor, Myzeqeja dhe zonat e Korçës.

Zona bujqësore, që janë jashtë vëmendjes të zhvillimit aktual të bujqësisë intensive, dhe me një distancë nga shkollat, vendet e banuara, dhe gati 3 kilometra në distancë ku bletaria sot zhvillohet”, u shpreh Denaj.

SHKARKO APP