Denaj: Gjoba për bizneset që fshehin të ardhurat dhe dëmtojnë konkurrencën

Ministrja e Financave, Anila Denaj thotë se asnjë biznes, i cili respekton ligjin, nuk duhet të ketë frikë nga kontrollet që do të ushtrojë Hetimi Tatimor në këtë periudhë, në bazë të planit operacional që është hartuar. Gjatë vizitës në disa biznese, kreu i financave të vendit tha se përveç strukturave tatimore do të jenë edhe institucione të tjera, si Inspektoriati i Punës, ato që do të nisin vizitat e kontrollit në kompanitë private. Për ministren Denaj bizneset nuk duhet të shqetësohen për kontrollet tatimore, por për gjobën me të cilën do të ndëshkohen nëse nuk zbatojnë ligjin dhe nuk paguajnë në rregull detyrimet. Kjo gjobë për të ka kuptim, pasi në treg rivendoset konkurrenca e ndershme dhe respektohet biznesi i rregullt.

IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, ka nënshkruar sot një marrëveshje me ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë për të ndihmuar Shqipërinë të modernizojë politikat e saj të investimeve, pjesë e një përpjekje për të krijuar vende pune dhe për të nxitur rritjen ekonomike në vend. Sipas marrëveshjes, IFC-ja do të këshillojë qeverinë shqiptare se si të përmirësojë shërbimet ndaj investitorëve të saj dhe si të harmonizojë politikat e veta të investimeve me ato të Bashkimit Europian (BE). Reformat janë hartuar për të ndihmuar nxitjen e investimeve të huaja në sektorë si ato të prodhimit të konstruksioneve të lehta dhe pjesëve për automjete, duke krijuar vende pune dhe duke mbështetur rritjen e qëndrueshme.

Bashkëpunimi u mundësua me kontributin financiar të Komisionit Europian. Financimi është pjesë e një programi prej 2.5 milion eurosh për të ndihmuar ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në procesin e anëtarësimit në BE dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik në Evropën Juglindore. Reformat do të ndihmojnë Shqipërinë të tërheqë kompani të huaja dhe ta bëjë më të lehtë për to që të krijojnë biznese te reja dhe të zgjerojnë bizneset ekzistuese “Numri i investitorëve të gatshëm për të hyrë në tregun shqiptar po rritet”, tha Anila Denaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stephen Stork, Shefi i Seksionit Operacional pranë Delegacionit të BE-së në Shqipëri tha: “Zhbllokimi i potencialit të sektorit privat është çelësi për të mbështetur zhvillimin në Shqipëri. Për këtë qëllim, Shqipëria do të marrë masa për të nxitur investimet dhe për t’u angazhuar në zhvillimin e Zonës Ekonomike Rajonale (REA), ashtu siç është angazhuar bashkërisht me BE-në në Dialogun e Politikave të Komisionit për Programet e Reformës Ekonomike”. Projekti është pjesë e një përpjekje më të madhe nga ana e BE-së dhe IFC-së për të nxitur investimet dhe tregtinë ndërkufitare në Ballkanin Perëndimor dhe Europën Juglindore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?