Denaj mbledh Këshillin e Investimeve: Kombinim i skemave të garancisë e granteve, paketë konkrete për investimet e huaja
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka mbledhur online Këshillin e Investimeve për t’i informuar për Rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë.
Denaj tha se ky plan do jetë i konsultuar me bizneset, dhe do të përfshijë disa çështje si punësimi, digjitalizimi fiskal, investimet e huaja etj.
Më tej ajo u shpreh se është menduar për investime smart që do të kombinojnë skemat mes garancisë dhe granteve si dhe do të ketë edhe një paketë konkrete për të afruar investimet e huaja apo dhe politika afatshkurtra dhe afatmesme për punësimin.
NJOFTIMI
Nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, u zhvillua mbledhja e rradhës e Këshillit të Investimeve, ku diskutimet u përqendruan në situatën e krijuar në vend për shkak të pandemisë së virusit COVID 19, masave financiare dhe ekonomike që janë ndërmarrë deri më tani nga Qeveria për të përballuar pasojat dhe për reformat të cilat duhet të sugjerohen për rimekëmbjen e ekonomisë.
Në fjalën e saj, Ministrja Anila Denaj, bëri një panoramë të situatës së përgjithshme makroekonomike të Shqipërise, por edhe në kuadrin rajonal dhe atë ndërkombëtar.
Ministrja vlerësoi, se në lidhje me Shqipërinë, nga parashikimet konsiderohet që impakti i dy fatkeqësive, ai i tërmetit në nëntorin e kaluar dhe situata e pandemisë, do të krijojnë ulje të konsiderueshme të PBB-së, për të cilin dhe qeveria shqiptare është angazhuar jo vetëm në periudhën e parë të këtij 6-mujori, por njëkohësisht parashikon një rishikim të dytë të buxhetit, ku në reflektim të uljes së të ardhurave të realizuara nga administrata tatimore dhe doganore mendohet që tkurrja do të jetë më e madhe sesa parashikimi i bërë në muajin mars. Duke parë kuadrin makrofiskal jemi duke u përgatitur për një rishikim të dytë të buxhetit, ku parashikohet një ulje e PBB-së, midis nivelit -2 deri në -5%. Sigurisht, kjo do të jetë subjekt i diskutimeve në muajin korrik.
“E një rëndësie akoma më të veçantë është sesi do të ngrihemi në situatën post-covid, në atë çka ne quajmë “plani i rimëkëmbjes”, th Ministrja Denaj, sipas së cilës, në këtë kuadër, Këshillit të Investimeve i është kërkuar që të suportojë me një marrje të të gjithë propozimeve nga bizneset të cilët funksionojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare, në mënyrë që plani i rimëkëmbjes të përfshijë përpara anonçimit të tij dhe disa nga këto propozime”.
Gjatë këtij takimi virtual, Ministrja Denaj tha, se në raport me politikën fiskale, mbarëvajtja e saj është parë në aspektin afat-mesëm, në atë 5-vjeçar, i cili do të mbështetet nga modernizimi dhe automatizimi i proceseve, të cilat do të sjellin një centralizim të informacionit në kohë reale dhe një përmirësim të administrimit fiskal i siguruar nëpërmjet disa proceseve:
-implementimit të fiskalizimit,
-shërbimit automatik të informacionit,
por edhe shumë produkteve të tjera që janë në diskutim për të realizuar një administrim sa më efektiv të të gjithë instrumenteve që Administrata Tatimore dhe Doganore menaxhon aktualisht.
Përsa i përket politikave të zhvillimit ekonomik, zonja Denaj tha, se mbetet i rëndësishëm se kush do të jenë stimujt e zhvillimit të sipërmarrjes, jo vetëm stimujt fiskal, por stimuj të politikave të zhvillimit ekonomik me në fokus biznesin SME.
Sipas Ministres, është propozuar që qasja politike e çdo sektori të shikohet jo vetëm në raport me projektet prioriotare, por edhe me në raport me stimulimin e sipërmarrjes në sektorë të veçantë.
“Në këtë moment lind nevoja që digjitalizimi të mos përfshijë vetëm optimizimin e proceseve të qeverisë, që është sot fakt, por të konsiderojë edhe aspektin ekonomik për digjitalizimin e aktivitetit ekonomik në të gjithë sektorët. Vlera e shtuar e digjitalizimit ekonomik duhet të lidhet me rritjen e qasjes drejt investimeve të cilat do t’i quaja “investime smart’’ dhe që në fokus mund të kenë si përmirësime të sistemeve software, por edhe investime naktive fikse që do të duhet të rrisin produktivitetin, cilësinë e produkteve “Made in Albania””, u shpreh Ministrja.
Në këtë kuadër, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ka propozuar dhe politika të cilat mund të nxisin në të ardhmen investime “smart” në kombinim të skemave jo vetëm të garancisë, por edhe granteve.
Gjithashtu Ministrja Denaj vlerësoi politikat e punësimit, si një qasje pro-aktive në dy aspekte:
1-për të risjellë në tregun e punës atë pjesë e cila gjatë periudhës së tre muajve të fundit u ballafaqua me humbjen e një marrëdhënie kontraktuale pune
2- për të nxitur një punësim sa më shpejt në nivelin e kohës afat shkurtër, por edhe afat mesëm, politikat stimuluese dhe incentivat do të nxisnin një marrëdhënie biznes-qeveri në një format që sigurontë një punësim sa më të gjatë në kohë.
Me shume rendesi Ministrja vlerësoi formalizimin e tregut të punës me një skemë të re që do të mundësonte uljen e informalitetit.
Gjatë diskutimeve anëtarët e Këshillit të Investimeve kanë bërë rekomandimet dhe sugjerimet, pershire edhe ngritjen e nje grupi pune teknik për të hartuar strategjinë kombëtare të rimëkëmbjes. Me specifikisht, KI ka rekomanduar :
- a) Ndertimi i nje pakete konkrete per terheqjen e Investimeve te huaja, vecanerisht ne ato zona qe ka potencial njerezor dhe mungojne vendet e punes, liste transparente me objekte industriale qe nuk jane privatizuar ende, koordinim me disporen dhe transparence per planet e Investimeve publike, pershpejtim i zgjidhjeve te problemeve qe lidhen me pronesine etj
b)Kuader ligjor dhe reforme fiskale – fokus konsolidim i reformës drejtesi, politika fiskale qe nxisin konkurueshmerine, politika aktive të tërheqjes së FDI-ve, shoqëruar me marketing, konsolidim i pronës, si edhe transparencë mbi koncensionet aktuale etj
b)stimulim i konkurueshmërisë së produkteve(produkte industriale dhe bujqesore) Made in Albania, duke maksimizuar potencialin ndoshta nga delokalizimi i kompanive globale thjeshtëzim dhe stabilizim i kuadrit fiskal në funksion të konkureshmërisë) fuqia punetore etj
- e) strategji afatgjate informaliteti dhe stimulim per mbeshtetjen bizneseve qe te drejtohen ne burse.
Ne nivel sektorial, u rekomanduan veprime prioritare konkrete ne afatshkurter per mbeshtetje te sektorit te Agroperpunimit, Turizmit dhe IT& Inovacion
Ndërkohë, Ministrja Denaj informoi pjesëmarrësit mbi nismën e Qeverisë për hartimin e nje plani të zgjeruar të Rimëkëmbjes ekonomike, e cila do të konsultohët edhe me biznesin.