Denaj: Pika ndërkufitare “One Stop Shop”, lehtësi për tregtinë e qytetarët

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë rënë dakord për ngritjen e një pike ndërkufitare “One Stop Shop” për lehtësimin e lëvizjes së mallrave dhe qytetarëve mes të dy vendeve. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se gjatë takimit që zhvilloi në Tiranë me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, diskutoi mbi rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve ndërmejet dy vendeve.

”Bashkëpunimi ekonomik dhe bashkërendimi i politikave për nxitjen e investimeve të huaja duhet të jetë një qasje strategjike e përbashkët, me synimin për të krijuar një ekonomi shkallë jo vetëm midis dy vendeve, por në të gjithë rajonin”.

Sipas Instat, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut vitet e fundit kanë shënuar një nivel në rritje të shkëmbimeve tregtare, që sipas të dhënave zyrtare, për periudhën janar-gusht 2019 kanë arritur vlerën e 5.7 deri 6 miliardë lekëve. Fluksi i qytetarëve maqedonas për turizëm në vendin tonë është në trend rritje të vazhdueshëm nga viti në vit dhe në çdo periudhë të vitit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?