”Dënim me vdekje nuk ka, çfarë të bëj unë, më shau”
Ishte fati i keq i një engjëlli të vogël 8-vjeçar që fatkeqësisht jetonte në të njëjtën lagje me vrasësin e tij, Klodian Çalamani, i cili i mori jetën duke e goditur pas koke e më pas e ka groposur pas shtëpisë së tij.
Autori ka shfaqur të njëjtin ”interes” si gjithë banorët e tjerë të fshatit për të gjetur djalin, ndërsa ndodhej nën efektin e alkoolit. Në dëshminë e tij, Çalamni ka qenë tërësisht i ftohtë, ndërsa fjalët e tij të vetme kanë qenë ”çfarë të bëj unë, më shau”.
gazetarja Anila Hoxha tha se ”Po kështu e përshkruajnë, “U bë kjo, dënim me vdekje nuk ka, çfarë të bëj unë, më shau”, kjo ka qenë gjithë deklarata e tij.