Dënimi i ish-ministrit të Ramës, dritë jeshile për arrestime nga radhët e opozitës
Ish-ministri “më i suksesshëm” i qeverisjes së PS-së, sipas kryeministrit Rama kur fliste në mandatin e parë qeverisës, ndodhet në burg me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit.
Ky është dënimi më VIP ndër radhët e pushtetit, pas atij të ish-kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla.
Një tjetër ish-ministër i kabinetit të Edi Ramës ndodhet në burg. Ai është Lefter Koka.
SPAK ka plot dosje në tavolinat e punës. Ndërkohë analistët politikë dhe ata të kronikës thonë se brenda muajit shkurt apo mars do të kemi arrestime nga kampi i opozitës.
Informacionet janë për dy ish-ministra nga radhët e opozitës si dhe një ish-kryeministër. Po kështu SPAK-u ka nën përgjim dy prokurorë të Prokurorisë së Tiranës si dhe një gjyqtar. Burimet nuk tregojnë saktësisht nëse gjyqtari është nga radhët e gjykatës së lartë apo nga gjykatat e Tiranës. Por BKH po ndjek dhe survejon një prokuror, një pronar medie si dhe grupin e biznesit pas tij. Nuk dihet saktësisht objekti nga SPAK, porse të njëjtat burime thonë se hetimi ka tre javë që ka filluar dhe ndiqet për momentin nga agjentët e BKH.
KOHA JONË SONDAZH

