Dënimi i Salianjit, Berisha në mbledhjen e Kryesisë: Rama i shpalli luftë të hapur PD-së

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama i ka shpallur luftë Partisë Demokratike. Mbledhja urgjente erdhi pas dënimit me një vit burg të deputetit demokrat Ervin Salianji.

“Kryesia e Partisë Demokratike është thirrur me urgjencë pas një ngjarje të parashikuar, por të pa ndodhur që prej viteve të zeza të diktaturës e deri më sot në Shqipëri.

Salianji, me padinë e narkotrafikantit ndërkombëtar për detyrimin që ai përmbushi ndaj demokratëve, duke denoncuar një lidhje të tmerrshme kriminale, e cila kishte pasoja, trafiqe të egra, zhdukje personash, vrasje, të një prej klaneve më të fuqishme, të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Me këtë akt, Edi Rama i shpalli luftë të hapur Partisë Demokratike, i shpalli luftë të hapur opozitarëve dhe mbarë qytetarëve. Dënimi i Salianjit është një hakmarrje primitive, e verbër, e klaneve më të egra mafioze, të cilat, midis një prite diku në errësirë zgjodhën narkoshtetin për ti dhënë përgjigjen hakmarrëse që mendonin”, u shpreh Sali Berisha.

“Sot më shumë se kurrë duhet të flasë guximi i opozitës. Qendrimi ynë do jetë një opozitë me të madh e me të vogël, në proteste, në proteste, në protestë. 

Qendrimi ynë do jetë, përqafimi i modelit të rezistencës në rrugë, në shesh, të përballjes dhëmb për dhemb, si objektivi më madhor absolut, me këtë regjim që nuk njeh Kushtetutë”, tha Berisha.

Me tej Berisha deklaroi se PD dhe opozita do të fillojë protestat e furishme. Nuk kemi zgjidhje tjetër theksoi lideri demokrat.

SHKARKO APP