Dënimi i xhihadistëve, ambasada e SHBA apel qyetarëve amerikanë: Kujdes!

Ambasada amerikane ka ndezur ‘sistemin e alarmit’ pas dënimit me burg të 9 imamëve që akuzohen se rekrutonin shtetas shqiptarë për të luftuar në Siri dhe pas acarimit të mbështetëve të tyre dhe kërcënimeve në sallë ndaj gjyqtarëve të cilët janë marrë në mbrojtje.

Në një njoftim në faqen e saj zyrtare, si dhe në rrjetet sociale, ambasada amerikane fton qytetarët e saj në kryeqytet të rilexojnë masat e sigurisë të cilat u publikuan në faqen e saj në muajin prill.

“Ambasada amerikane nuk është në dijeni të ndonjë kërcënimi specifik për ndonjë shtetas amerikan. Sidoqoftë shtetasit amerikanë duhet të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin zonën pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë. Gjithashtu duhet të shmangin çdo tubim që mund të zhvilliohet pa gjyqit. Gjithashtu duhet të jenë në koherencë me mediat vendase për t’u informuar në lidhje me gjithë zhvillimet” thuhet ne njoftimin e ambasades.

SHKARKO APP