Dënimi me 2 vite burg, djali i Belerit flet për median greke: Do të luf*ojmë deri në fund

GJKKO dënoi sot me dy vite burg Fredi Belerin, ish-kandidatin e Rithemelimit për bashkinë Himarë në zgjedhjet e 14 majit. Pas këtij vendimi djali i tij, Petro Beleri ka dhënë një prononcim për median greke ethnos.gr. Ai shpreh pakënaqësinë e tij ndaj këtij vendimi, por nga ana tjetër shtoi do të vijojë çështja nëpër gjykata. Ai deklaroi për median greke se si babai i tij i burgosur, familja dhe të gjithë himarjotët janë të vendosur të çojnë çështjen deri në fund që të dalë e vërteta.

Sipas tij, seanca në Gjykatën e Apelit mund të mbahet jo më vonë se një vit nga sot, por nuk përjashtohet që procesi gjyqësor të përfundojë në majin e ardhshëm. Petro Beleri shprehet se kemi të bëjmë me një proces të pastër politik, i cili sipas tij bazohet në prova të rreme, vetëm që babai i tij të mos kryejë detyrën.

“Vendimi i shërben 100% synimeve të qeverisë shqiptare, në një kohë kur çdo argument i tyre është mposhtur. Ata duan të na çojnë sërish në zgjedhje, por çfarë kuptimi do të kenë ato, pasi po përpiqen në çdo mënyrë të pengojnë daljen e kryetarit të zgjedhur ligjërisht? Tani qeveria greke duhet të marrë një qëndrim të qartë. Të gjithë himarjotët janë të vendosur. Sot jashtë gjykatës ishin 100 persona, përveç atyre në sallën e gjyqit. Kjo është historike, e cila u zhvillua në mënyrën më të keqe për palën greke. Ne do të vijojmë të sillemi me nder dhe do të luftojmë deri në fund”, tha Petro Beleri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?