Dënimi në Itali, gjyqtari rrëfen mes lotësh: Sakrifikova për nipin
Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, mes lotësh ka rrëfyer historinë e dënimit në Itali nga gjykata e Pizas në vitin 1999, kur ai është pjesë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, konkretisht anëtar i gjykatës së Shkodrës.
Thanza ka treguar në seancën e sotme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, se si është dënuar, por duke mos pranuar krimin për të cilin ishte dënuar me 40 ditë.
Ai ishte dënuar për vjedhje e kryer në bashkëpunim, por gjyqtari ka shpjeguar se krimin e kishte marrë përsipër të shpëtuar nipin e tij 9-vjeç në atë kohë, pasi vjedhjen e kishte kryer ish-kunata.
“Nipi im ishte 9-vjeç dhe vuante nga një sëmundje e rëndë. Në atë kohë e dërguam për kurim në Itali dhe ish-kunata ime bëri një vepër të turpshme. Kur u zbulua e mora unë përsipër pasi nëse do të depërtohej në Shqipëri, nipi im s’do mbijetonte. Unë kam sakrifikuar jetën time dhe e pranoj krimin, por jam krenar që e kam kryer në emër të humanzimit. Sot nipi im jeton, është 28-vjeç dhe punon jashtë si jurist”, është shprehur gjyqtari i cili në fund të rrëfimit të tij është përlotur, bashkë me familjarët e tij të cilët kishin ardhur për ta mbështetur.
KOHA JONË SONDAZH

